A e dini që lulet e pelqejnë muzikën?
Shumë studime kanë treguar se lulet dhe bimët e gjelbra janë te ndjeshme ndaj tingujve të muzikës. Edhe pse nuk mund të reagojnë menjëherë, duket se ato rriten dhe çelin më shpejt.
Një shkencëtar iu vuri muzikë bimëve te domates. Këto te fundit u zhvilluan dy herë më shpejt sesa ato që nuk e kishin dëgjuar melodinë e lehtë.
E njëjta gjë ndodhi edhe me grurin. Sipas Profesor Stefano Manusco i Universitetit të Firences qelizat e bimëve dhe të luleve, në sipërfaqen e tyre kanë disa gypa ionike, ashtu si poret. Tingujt paskan një ndikim tek hapja dhe mbyllja e këtyre poreve.
Por çfare muzike pëlqejnë lulet dhe bimët tuaja të gjelbra?
Lulet e pëlqejnë muzikën, por jo çfarëdo lloj. Si fillim duhet një muzikë e lehtë dhe me një frekuence të brendshme prej 1000 Hertz. Muzika shumë e lartë dhe shqetësuese do t’i vyshkte ato.
Ndërsa për stilin, ështe mirë të vendosni muzike klasike. Edhe Moxarti e ka provuar këtë gjë. Falë kësaj metode, hardhia e tij i dha frytet dy javë më parë sesa të tjerat.