Namazi i Duhasë
Namazi i paradites, ndryshe quhet namazi i Duhasë. Gjenden shumë transmetime ku Profeti (s.a.s) ka falur namaz nafile në kohën e paradites dhe i ka këshilluar dhe sahabët (shokët e tij), që të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Transmetohet nga Profeti (s.a.s) se ai që fal 12 rekate në kohën e paradites, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhenet. (Tirmidhiu, vitr, 12)
Koha e Namazit të Duhasë fillon që me ngritjen e diellit sa një shtizë, pra që nga lindja e diellit afërsisht pas 40-45 minutash dhe deri në kohën e zevalit (40-45 minuta para se të hyjë dreka). Mund të falet me 2, 4, 8 ose 12 rekate. Me e virtytshmja është ajo me 8 rekate.