Thënie të mençura nga Nelson Mandela
Një kokë e mirë dhe një zemër e mirë, mbeten përherë një kombinim i vështirë.
Tek e lëmë dritën tonë të shkëlqejë, natyrshëm u japim leje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.
Shkollimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorni për të ndryshuar botën.
Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të çlirosh veten tënde nga prangat, por të jetosh duke respektuar dhe zgjeruar lirinë e të tjerëve.
Unë mësova se guximi nuk është mungesa e frikës, por ngadhënjmi mbi të.
Njeri i zoti nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që e mposht frikën.
Nëse dikujt i flet me një gjuhë që e kupton, ajo që thua depërton në kokë. Nëse i flet në gjuhën e tij, atëherë depërton në zemër.
Nëse dëshiron paqe me armikun, atëherë duhet të punosh me armikun. Kështu do të bëhet partneri yt.
Kohën duhet ta përdorim me urtësi dhe të kuptojmë një herë e përgjithmonë se për të bërë mirë, çdo moment është i duhur.