Format e pastrimit në fenë Islame

Papastërti e lehtë është urina e kafshëve, mishi i të cilave është i lejuar, siç është urina e lopës, deles, devesë, etj. Pastërtia e saj duhet të bëhet patjetër nëse ajo shtrihet në më shumë se 1/4 e një gjymtyre të trupit. Për besimtarin është detyrim që pastrimin nga ndyrësira (papastërtia) ta bëjë nga trupi i tij, nga petku i tij dhe nga vendi ku duhet falur. Pastrimi nga ndyrësira patjetër duhet të bëhet me ujë të rëndomtë apo me ujë i cili pastron. Nëse papastërtia është sa që duket, lëndore, atëherë patjetër duhet pastruar derisa të zhduket tërësisht ajo, e, nëse është e ndyrë që nuk duket, atëherë duhet pastruar derisa të fitohet bindja se është pastruar. Pastrimi mund kryhet me anë të:

larjes me ujë apo ndonjë sendi tjetër,

fërkimit, siç ndodh kur diçka e papastër është tharë mbi trupin apo rrobën e njeriut,

shkundjes, siç ndodh nëse një pambuk i papastër është ngjitur në rrobë,

tharjes (terjes); p.sh.: toka pastrohet duke u terur a tharë,

mes’hit; p.sh.: pastrimi i diçkaje të ngurtë si qelqi apo enët,

therjes islame; ku nëse një kafshë, mishi i së cilës nuk lejohet të hahet, theret sipas rregullave islame, atëherë mund të përdoret lëkura e saj.

shndërrimit të një materieje në një materie tjetër; p.sh. shndërrimi i alkoolit në uthull.

duke bërë regjjen e sendit.

Postime të ngashme