A mund të mbeten gjallë disa organe ose gjymtyrë pas vdekjes së njeriut dhe ndarjes të shpirtit nga trupi?
Pasi shpirti i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me secilin prej qelizave që përbëjnë trupin që i ngjet një kolonie gjigande ose një shteti, i cili i drejton dhe urdhëron ato, pasi shpirti, pra, ndahet dhe largohet nga trupi, një sërë qelizash munden ta vazhdojnë jetën përkohësisht. Nëse disa qeliza trunore mund të qëndrojnë pa vdekur e pa ndryshuar edhe 50-150 orë të tjera, është mjaft e mundur që gjatë kësaj kohe të merren nga truri disa sinjale, lajme dhe mesazhe në “gjuhën” e tij. Ka vite që bëhen studime në këtë fushë veçanërisht për të zbuluar autorët e disa krimeve. Po qe se do të arrihet të ndërtohen aparate elektronike që do të mund të kapnin sinjalet e qelizave ende të gjalla, të zbërthenin kuptimin e tyre dhe, me këtë rrugë të përcaktohej autori i krimit, atëherë do të arrihej afër enigmës së ajetit të kapitullit Bekare të Kuranit (Bekare, 73) që tregon se si, në kohën e profetit Musa, i vrari ngjallet dhe tregon se kush është vrasësi i tij.