Dita e dytë e Ramazanit

Dita e dytë e Ramazanit

Ajeti i ditës:

Këto janë shpalljet e Allahut. Ne t’i lexojmë ty (Muhamed) ato me të vërtetën, sepse, pa dyshim, ti je një prej të dërguarve Tanë. [2:252]

 

Hadithi i ditës:

Kush lexon nje shkronjë nga libri I Allahut,me të atij I takon një e mirë, e një e mirë është (e shpërblyër nga Allahu) sakurse dhjetëfishi I saj. Nuk them se Elif, Lam, Mim së bashku janë një gërmë e vetme, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mim është një shkronjë.  (Tirmidhi)

 

Vepra e ditës:

Thuaj SubhanAllah 33 herë, Elhamdulilah 33 herë, Allahu Akber 33 herë, dhe plotësoji 100 me La ilaha ill-Allah uahdehu le sherike lehu, lehu’l-mulku ue lehul ham due hue ‘ale kuli shej’in kadir pas cdo namazi – mëkatet do tju falen ,qofshin ato dhe sa shkuma e detit.

 

Duaja e ditës:

Zoti im! Të mbështetem Ty  të më ruash nga koprracia, te mbështetem Ty të më ruash nga qenia frikacak, të mbështetem Ty të më ruash nga pleqëria e thyer, të mbështetem Ty të më ruash nga fitnet e dynjase dhe të mbështetem Ty të më ruash nga ndëshkimi në varr! (Buhariu)

Postime të ngashme