Ç’është njeriu?
Në këndvështrimin e shkencave natyrore njeriu është gjallesa më e mrekullueshme, e gjendur brenda një rregulli, harmonie plani të përsosur.
Njeriu krijohet nga një qelizë e vetme. Kjo qelizë quhet zigotë, nuk shihet dot me sy, por vetëm duke u zmadhuar në qindra herë. Pasi arrin në një pozitë me mijëra e triliona herë më të madhe se vetja, e pajisur me çdo lloj aparature të nevojshme për jetën, vjen në këtë botë si njeri.
Njeriu përmban në vetvete një organizëm të mrekullueshëm, një vepër artistike të pakrahasueshme dhe një kryevepër “antike”. Të cilës shpesh herë nuk ja dimë vlerën. Kështu pra, njeriu, i cili s’arrin dot të bëjë as edhe një qelizë të vetme, e vazhdon jetën në sajë të bashkëpunimit dhe harmonisë fantastike të qelizave të panumërta, që çudisin mendjet.
Formimi me kalimin e kohës së organizimit të njeriut nga kjo qelizë. Pra nga embrioni, arritja e pikësynimit të përcaktuar të çdo qelize dhe realizimi në çast i qindra mijëra funksioneve nga ana e qelizës, pa neglizhuar asgjë, i çudit shumë, mendjet e njerëzve.
Indet e formuara nga një qelizë, për nga vendi që zënë, kthehen në qeliza që shohin, ndjejnë, shijojnë; nga ana tjetër stomaku, zorrët, mëlçia punojnë si laboratorë modern.
Organet e brendshme dhe të jashtme të njeriut janë formuar me një sistem të mrekullueshëm. Ata marrin e japin, mborjnë dhe ndihmojnë në mënyrë të ndërsjelltë njëri-tjetrin. Kur shohim trupin e njeriut nuk vihet re asnjë organ i tepërt dhe asnjë i mangët. Kështu që njeriu është rregulluar sipas një planifikimi që sjellë një rezultat të shpejtë, frytëdhënës dhe të vazhdueshëm.
Marrja e ushqimeve nga jashtë, tretja, përvetësimi dhe nxjerrja jashtë e mbeturinave kryhet në mënyrë të mrekullueshmë. Studuesit që kanë shqyrtuar këtë dituri, e kanë shfaqur haptazi habinë e tyre.
Në trurin e njeriut gjenden rreth 10 miliardë qendra vendimi. Në secilën prej këtyre qendrave ndodhen rreth 2000 sinopse dhe në çdo cast në sinopse ndodhin qindra dukuri. Nga ana tjetër çdo sinap punon duke marrë informacione nga mijëra sinapse të tjerë duke kontrolluar njëri-tjetrin. Ja pra, truri ynë, sistemi ynë nervor është “një vend i mrekullive” që të çudit. Ngado t’i ktheni sytë do të shihn artin fantastik të Krijuesit Madhështor, Allahut të Lartë.