A mund të pezullohet namazi me xhemat në rast frike nga një epidemi?

Një nocion i gabuar

Disa njerëz thonë;  “nuk është ndonjë gjë e madhe, jam i ri dhe do të jem mirë”. Kjo mund të jetë e vërtetë, por rreziku qëndron se një person mund të mos shfaqë asnjë simptomë të virusit, të ulet pranë të moshuarve, apo të infektojë një të ri, i cili ka persona të moshuar në shtëpinë e tij. Qasja jonë ndaj këtyre çështjeve nuk duhet të jetë cinike dhe egoiste.

Çdo urdhër i Allahut është sipas kapacitetit dhe mundësive tona.

Allahu thotë: “Frikësojuni Allahut aq sa të mundeni.”

Profeti (a.s) ka thënë: “Kur t’ju urdhëroj për të bërë diçka, bëjeni aq sa të mundeni.”

Frika nga rreziku potencial merret në konsideratë në Islam

Aksiomat e jurisprudencës thonë: “Kur diçka është afër me diçka tjetër, ajo merr gjykimin e saj.”

“Pandehmës së fortë i jepet konsideratë në Sheriat.”

Një princip tjetër shumë i rëndësishëm thotë: “Largimi i dëmit ka përparësi ndaj arritjes së dobive.”

Profeti (a.s) ka thënë: “Kush dëgjon myezinin dhe nuk ka ndonjë justfikim për të mos iu përgjigjur, atëherë namazi i tij (i falur vetëm) nuk do të pranohet.” Shokët e pyetën: “Çfarë mund të jetë një justifikim?”

Ai (s.a.s) tha: “Frika ose sëmundja.” (Al-Sunna el-Sagir, Hadithi 241).

Imam Izz el-Din Abd es-Selam ka shpjeguar: “Shpjegimi i lehtësimeve të Sheriatit. Prej tyre përmend lehtësimin e pezullimit; siç është pezullimi i faljes me xhemat, haxhi, umreja, kur ka justifikime të aprovuara nga Sheriati.”

 

Postime të ngashme