Hajduti më i shëmtuar
Sipas transmetimit të Hasan el- Basriut, Profeti (a.s) një ditë u ishte drejtuar shokëve: “A t’ju tregoj, se cili prej njerëzve është hajduti më i shëmtuar?”
Ata që ishin pranë i thanë: “Kush, o i Dërguar i Allahut?”
Ai u përgjigj: “Ata që vjedhin prej namazit të tyre.”
Të habitur e pyetën: “Si mund të vidhet prej namazit?!”
Profeti (a.s) u përgjigj: “Njeriu vjedh prej namazit duke i kryer në formë të mangët rukunë dhe sexhden e tij.”
Kurtubi, Tefsirul Kurtubi 12/277