7 shenjat e dashurisë ndaj Allahut

1. Të mos e urresh mendimin për vdekjen, sepse askush nuk dëshiron të qëndrojë larg të parit e të dashurit të tij. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush e dëshiron takimin me Allahun edhe Allahu e dëshiron takimin me të.”

2. Të mos hezitosh ndaj bindjes së urdhërave të Allahut. Mëkatimi nuk është shenjë e mungesës së dashurisë në tërësi, por dashuria është e paplotësuar. Fudajli i tha dikujt: “Nëse dikush të pyet për dashurinë që ke ndaj Allahut, hesht; sepse nëse thua, ‘unë nuk e dua Atë’, bëhesh i pafe; dhe nëse thua ‘unë e dua Atë’, veprat e tua bien në kundërshtim me ty.”

3. Përmendja e Allahu të shoqëron në çdo kohë. Njeriu e përmend vazhdimisht atë që do. Nëse dashuria e tij është e plotësuar, ai kurrë nuk e harron atë që do.

4. Do ta duash Kuranin më shumë se çdo fjalë tjetër dhe Profetin Muhamed (a.s) më shumë se çdo njeri tjetër. Gjithashtu, do ta duash të gjithë krijimin, përderisa është vepër e Krijuesit dhe pasqyrim i atributeve e vullnetit të Tij.

5. Dëshira e zjarrtë për t’u veçuar shpesh, për shkak të adhurimit dhe lidhjes në vetmi me Zotin tënd. Allahu i tha Davudit:”Mos qëndro vazhdimisht me njerëzit, sepse ata që preferojnë mendimet e tyre më shumë sesa përmendjen Time, janë larg Meje.”

6. Adhurimi të bëhet i lehtë. Dikush kishte thënë: “Gjatë një periudhe prej 30 vitesh, falesha me shumë vështirësi në një pjesë të natës, por 30 vitet e tjera m’u bë e lehtë dhe e dashur.”

7. Dashuruesit e vërtetë të Allahut i duan ata që i binden Atij dhe kanë antipati ndaj atyre që e kundërshtojnë Atë.

Imam Gazaliu “Alkimia e Lumturisë”

Postime të ngashme