Dashuria s’njeh kufi & kujdes, mos lëndo jetë – Ngjarje e jetuar

Oh Zot…😢😢😢

Isha në një supermarket dhe e hetova që një shitës bisedonte me një fëmijë i cili ishte 5 apo 6 vjeçar…

Shitësi i thoshte: ” më fal djalosh por ti nuk ke para të mjaftueshme që ta blesh këtë kukull”

Kurse djaloshi i drejtohej shitësit dhe me këmbngulje i thoshte: “A je i sigurtë që unë nuk kam para të mjaftueshme?”

Shitësi filloi edhe njëherë t’i numëroj paratë e tij dhe i tha:”Ti e di se këto para nuk janë të mjaftueshme për ta blerë këtë kukull” kurse djaloshi ende e mbante kukullën në dorë.

Në fund iu afrova dhe e pyeta: djalosh i mirë, kujt dëshiron t’ia dhurosh këtë kukull?

“Kjo është kukulla që motra ime shumë e donte dhe patjetër dëshironte ta kishte një të tillë. Doja asaj për ditëlindje t’ia dhuroja. Mua më duhet t’ia jap mamit tim kukullën, e ajo t’ia dhuroj motrës time, kur ajo të shkoj atje” me sy të mbushur përplot pikëllim vazhdoi : “Motra ime ka shkuar tek Zoti… Babi thotë se edhe Mami së shpejti do ta takoj Zotin, kështu që mendova, ajo do të mundte kukullën ta merrte me vete dhe t’ia dhuroj atë motrës time…”

Zemra ime sa nuk mu ndal së rrahuri. Djaloshi më shikoi sërish dhe vazhdoi:” I kam thën babit që t’i thotë mamit se ajo duhet të më pres gjersa të kthehem nga supermarketi” pastaj ma tregoi një foto të tij të bukur ku ai qeshte dhe më tha:”Dua që Mami foton time t’ia dhuroj motrës time, që ajo mua asnjëherë të mos më harroj. E dua Mamin tim dhe do të dëshiroja që ajo asnjëherë të mos na linte vetëm, por babi thotë, ajo duhet të shkoj te motra ime e vogël që të kujdeset për të” dhe vazhdonte ta shikoj kukullën me sy të piklluar dhe pastaj u thellua në heshje.

Shpejt e nxora kuletën dhe i thash djaloshit:” e di çfarë, do t’i numërojmë edhe një herë parat e tua dhe të shohim a i ke të mjaftueshme”

“Në rregull” më tha “shpersoj t’i kem tamam”. I mora disa para dhe i bashkova me të tijat fshehtas dhe filluam t’i numërojmë, tani ishin mjaftueshëm për kukullën, bile tepronin disa.

Djaloshi tha: “Zot të falenderohem, që më ke dhuruar para të mjaftueshme”

Djaloshi më shikoi mua dhe tha:”Mbrëmë i jam lutur Zotit, para se Mami të shkoj tek Ai, që të kem mjaftueshëm para për ta blerë këtë kukull, që Mami të mund t’ia dhuroj atë motrës. Ai më dëgjoi mua! Doja që të kisha para të mjaftueshme që edhe Mamit t’ia blejë një lule rozë por u turpërova t’i lutem Zotit më shumë. Por Ai më ka dhuruar mjaftueshëm për ta blerë kukullën dhe për një lule rozë. Mami im i ka shumë për zemër këto lule”

U largova nga supermarketi, por ky djalosh nuk më largohet nga mendja e zemra.

Mu kujtua se në një gazet e kisha lexuar se një vozitës i dehur kamioni e kishte goditur një femër të re dhe një vajzë të vogël. Vajza kishte vdekur menjëherë pas aksidentit kurse Nëna e saj ndodhej në gjendje kritike. Familja duhej të vendosnin nëse donin t’ia ndalnin frymëmarrjen artificiale ose jo, ngase ajo sipas mjekëve asnjëherë më nuk do të dilte nga koma. A ishte kjo familja e djaloshit?

Pas dy ditësh nga takimi im me djaloshin dëgjova se nëna e tij kishte vdekur, nuk munda të bëj më shumë se sa një buqetë lulesh roza t’i blej dhe shkova te arkivoli ku qëndronte nëna e djaloshit dhe pran saj qëndronte fotoja e djaloshit dhe kukulla.

Që nga ai moment, me fytyrën të zhytur në lot, vendosa ta ndryshoj jetën time përgjithmonë.

Dashurinë që ky djalosh e kishte për nënën dhe motrën e tij edhe sot për mua është e pa imagjinueshme. Dhe për një sekondë një vozitës i dehur ia mori atij të gjitha.

Ju lutem mos pini, e sidomos kur vozitni ngase sjelljet e juaja mund ta ndryshojnë jetën tuaj njëherë e përgjithmonë, por edhe jetën e dikujt tjetër, i cili nuk ka të bëj fare me problemet dhe telashet e juaja.

Tani i ke dy mundësi:
1- ta shpërndash këtë ndodhi ose
2- ta injorosh këtë sikur nuk e ka prekur fare zemrën tënde.

Këtë ndodhi dhe përjetim e rrëfeu Patriku në gjuhën gjermane.

Përkthim: Rijad Imeri

Postime të ngashme