Parfumi i preferuar i të Dërguarit të Allahut (s.a.s)

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) e donte pastërtinë dhe aromën e mirë. Në shumë hadithe është theksuar preferenca e tij për aromat e mira, si misku (myshku i bardhë) dhe amberi (qelibari).

Nëse atij i dhurohej një parfum, ai kurrë nuk e refuzonte atë. Nga një  transmetim i hz. Enes bin Malik, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të), asnjëherë nuk refuzonte kur i dhurohej ndonjë parfum.” [Buhariu]

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) e ka pëlqyer shumë aromën e miskut (myshk i bardhë). Në një hadith Ai (s.a.s) ka thënë: “Parfumi më i mirë është parfumi i miskut.” [Tirmidhi]

Është transmetuar se Muhamed b. Aliu ka thënë: “E pyeta Aishen: “A ka përdorur Profeti i Allahut parfum?’” Ajo tha: “Po, parfume të përdorura nga burrat: parfum misku (myshk i bardhë) dhe parfum nga ekstraktet e qelibarit (amber).”

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: