Vetëm Njërin…
1-Dëshiro vetëm Njërin; përveç Tij të tjerët nuk janë të denjë për t’i
dëshiruar.
2-Thirr vetëm Njërin; të tjerët nuk do të vijnë për të të ndihmuar.
3-Kërko vetëm Njërin; të tjerët nuk janë të denjë për t’u kërkuar.
4-Shiko vetëm njërin; të tjerët nuk shikohen gjithmonë; ata e
fshehin vetveten prapa perdes së përkohshmërisë.
5-Njih vetëm Njërin; ajo që nuk të çon tek njohja e Tij, nuk ka dobi
nga prapa.
6-Fol vetëm Njërin; fjalët që nuk lidhen me Të mund të
konsiderohen të pakuptimta.