Mos nënvlerëso asnjë krijesë, çdo gjë është krijuar për qëllime të caktuara

Një ditë Daudi a.s ishte ulur dhe po lexonte Zeburin, papritmas pa një krimb të kuq në tokë dhe tha me vete: Për ҫfarë i është dashur Allahut ky krimb? Pse e ka krijuar atë?

Allahu e frymëzoi krimbin derisa krimbi foli: O i dërguar i Allahut, më ka frymezuar mua Zoti që ҫdo ditë ta përkujtoj Atë duke thënë 1000 herë: I plotëfuqishëm është Allahu dhe falënderimet i takojnë vetëm Atij dhe se s’ka Zot tjetër përveҫ Allahut, Allahu është më i Madhi. E ndërsa për sa i përkët natës më ka frymëzuar Allahu të them 1000 herë ҫdo natë: O Allah dërgoji salavate mëshiroje fale Muhamedin, profetin i cili s’dinte shkrim e këndim dhe shokët e Tij.

Po ti o Daud ҫfarë thua ndonjë gjë që të kem dhe unë dobi prej saj?

Daudi a.s u pendua për nënvlërsimin që bëri për krimbin, u tremb prej Zotit nga ky veprim, kërkoji falje e mëshirë dhe ju mbeshtet vetëm Allahut …

Burimi: Libri Mukeshefetu El -Kulub
i imamit Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed El-Gazali .

Përktheu: Klodian Tafani

© URTESI.AL

 

 

Postime të ngashme