Me çfarë punësh angazhoheshin gratë në kohën e Profetit (a.s.)?

Është thjesht e pasaktë të përshkruash shoqërinë medinase të Profetit tonë si një shoqëri ku burrat punonin dhe gratë mbështeteshin ekskluzivisht prej tyre.

El-Rabī ‘bint Mu’awwadh dhe el-Ḥawlā’ bënin parfume në Medine dhe i shisnin.

(Ibn Sa’d në el-Ṭabakāt dhe Ibn Ḥaxherr në al-Sābah)

Gruaja e Profetit, Zejneb, qëndiste gjëra për shitje dhe jepte nga fitimet e saj për bamirësi.

(Muslimi)

Profeti ﷺ hyri në fermën e hurmave të Umm Bishr al-Anṣārijah.

(Muslimi)

Umm Shurajk dikur zotëronte dhe drejtonte një bujtinë.

(Ibn Abdul-Barr në Alistī‘āb)

Minberi i Profetit (s.a.s.) u bë nga biznesi i zdrukthëtarisë së një gruaje.

(Muslimi)

Gruaja e Ibn Mesudit punonte dhe e mbështeste atë financiarisht.

(Ahmedi)

Xhabir rrëfen, “tezja ime ishte divorcuar dhe ajo donte të dilte për të mbledhur hurmat nga ferma e saj. Një burrë i tha që të kthehej në shtëpi. Ajo shkoi te Profeti dhe ai tha: ‘Jo, shko mblidh hurmat e tua. Ndoshta ti mund të japësh lëmoshë ose të bësh diçka të mirë me to.”

(Muslimi)

Postime të ngashme