A jemi më në gjendje të qajmë?
Lotët nuk ishin të huaj për myslimanët e hershëm. Njëri prej tyre ka thënë: “Unë pashë Abdullah ibn Mesudin duke qarë aq shumë sa guralecët afër këmbëve të tij ishin të lagura.” Dikush tjetër është shprehur: “Unë kurrë nuk kam parë njerëz si ne. Ne ecim në turma duke qarë.” Ishte e natyrshme për ta sepse ishte shembulli i dhënë atyre nga Profeti. Dikush po lexonte, ‘Në të vërtetë, te Ne [për ta] ka pranga dhe zjarr të ndezur – dhe ushqim që mbyt dhe një dënim i dhimbshëm.”(Kuran, 75: 12-13) Në atë kohë Profetit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ) i ra të fikët.
Çfarë ndryshimi i madh është ky për dikë që thjesht mendon për Parajsën dhe Ferrin si një shaka të plotë? Për të, ishte një realitet i prekshëm thjesht përmendja dhe përshkrimi i të cilit provokoi efekte emocionale dhe fiziologjike. Në të vërtetë të qash duke dëgjuar ose lexuar Kuran ishte diçka e zakonshme për Profetin (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) dhe pasuesit e tij. Abdullah ibn Omeri po lexonte Suren Mutaffifin. Kur arriti te fjalët ‘Në ditën që njeriu do të qëndrojë përpara Zotit të Botëve’, atë e mbytën lotët dhe nuk mund të recitonte më.
Pse do të qanin? A nuk e bën kjo Kuranin dhe Islamin diçka të keqe, sepse i bën njerëzit të palumtur? Në thelb, ata qanë sepse ishin vërtet të lidhur me këtë fe. Ata ishin të lidhur me gjithë shpirtrat e tyre, me ndjenjën e frikës dhe falënderimit për shkak të Allahut, me dënimin e plotë të Ferrit dhe me lumturinë dhe sigurinë e paimagjinueshme të Xhenetit. Për ta, siç themi, ishte shumë e tepërt. Por jo shumë në një kuptim negativ. Përkundrazi, siç u përmend më parë, ai i preku ata thellë dhe i nxiti ata të bënin dhe të vepronin. Kjo nuk i bëri ata të humbnin mendjen e tyre ose të hiqnin dorë dhe të vdisnin.
Një nga arsyet më të dukshme që ata qanë ishte për shkak të mëkateve të tyre, ose të metave. Uakiu citon një transmetim nga Profeti Isa (a.s.) në të cilin ai thotë, ‘Lum ai që qan për mëkatet e tij, shikon ato që thotë dhe qëndron në shtëpi.’ Këtë s’duhet ta kuptojmë në formën se ata ishin shumë të ngarkuar me mëkate, por ata i frikësoheshin edhe gjërave më të vogla. Shpeshherë është vetë mendimi që ne kemi për mëkatin që e zmadhon apo e zvogëlon atë. Besimtari s’duhet të shohë si të vogël asnjë mëkat dhe duhet të ruhet njëlloj prej tyre. E nëse bie në mëkat për shkak të natyrës së tij njerëzore, atëherë s’duhet të ngurojë që t’i kërkojë falje Allahut të Madhëruar.