Etika e qëndrimit në rrugë

Islami i mëson njeriut sjelljen më të mirë në çdo vend dhe në çdo kohë. Gjithçka kërkohet prej myslimanit është reflektim i bukurive të tij shpirtërore në sjelljen e tij të jashtme. Lidhur me këtë çështje nuk është lënë pa u përmendur edhe përkujdesja ndaj ambjenteve të përbashkëta, siç është edhe rruga.

Në fakt, myslimanëve u kërkohet ta pastrojnë ambjentin publik, ose thënë ndryshe, t’i heqin pengesat nga rruga. Një veprim i tillë konsiderohet adhurim ndaj Allahut, për të cilin njeriu do të shpërblehet. Heqja e pengesave nga rruga përveçse sjell pastrim të mjedisit, është një veprim që sjell lehtësimin e jetës së njerëzve. Dikush ishte parë të shëtiste në Xhenet, të cilin e kishte fituar në sajë të heqjes së një dege peme nga rruga, e cila i pengonte myslimanët e tjerë.

“Heqja e pengesës nga rruga është sadaka!”

Profeti (a.s) ka thënë në një hadith: “Mjerë për ju nëse qëndroni nëpër rrugë!” Sahabët i thanë: “Ne e kemi të domosdoshme dićka të tillë, o i Dërguar i Allahut.” Ai u tha: “Atëherë jepini rrugës të drejtat e saj!” Ata e pyetën: “Cilat janë këto të drejta?” Ai u tha: “Ulja e shikimit nga e ndaluara, mos t’i bësh keq askujt, të kthesh selamin, të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh nga e keqja.”

Postime të ngashme