Tri ditët më të vështira për njeriun

Sufjan ibn Ujejne (r.a) ka thënë: “Tri janë situatat në të cilat njeriu do të ndihet më i vetmuar se kurrë më parë:

  1. Dita kur ai lind dhe vjen në botën e stresit dhe shqetësimeve (Kjo botë).
  2. Natën kur ai do ta gjejë veten midis të vdekurve të tjerë, kështu ai do të jetojë në anë të fqinjëve të cilët nuk i ka parë kurrë (Varri).
  3. Ditën kur ai do të ringjallet prej vdekjes dhe do të shohë gjëra që s’i ka parë asnjëherë më parë (Dita e Gjykimit).”

Allahu i Lartësuar i tha Jahjas (a.s) në lidhje me këto tri situata:

“Paqja dhe siguria qoftë mbi të ditën në të cilën lindi, ditën në të cilën do të vdesë dhe ditën në të cilën do të rikthehet në jetë.” (Merjem:15)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: