A është e lejuar t’ia kthejmë shpinën kibles gjatë ngrënies?
Patjetër që diçka e tillë është e lejuar dhe nuk konsiderohet mëkat.
Vetëm se gjatë punëve të mira dhe të pastra, na është këshilluar që të drejtohemi nga kibla. Për këtë arsye, nëse kushtet dhe situata janë të favorshme, është më mirë që të ulemi me fytyrë të drejtuar nga kibla.
Për më tepër, i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë:
“Çdo gjë ka një anë të nderuar; pozicioni më i nderuar i mexhlisit është ai që gjendet në drejtim të kiblës.” (Taberani, Kebir, 10\320, n. 10781)
Hejthemiu ka thënë se ky hadith është hasen.
Transmetohet se uljet më të shumta të Abdullah b. Omerit ishin me drejtim nga kibla. (Buhariu, El-Edebu’l-Mufred, n. 1137)
Allahu i Lartësuar e bëri Qaben një vend të begatë (të shenjtë) dhe ua bëri obligim myslimanëve të pasur vizitën e saj. Çdo mysliman përgjegjës për të falur namazin, e ka detyrim të kthehet në drejtim të saj në kohën që kryen faljen e tij.
Parë nga ky këndvështrim, mund të themi se edhe jashtë kohëve të faljes, drejtimi nga kibla dhe mos kthimi me shpinë nga ajo, është një vepër në përputhje me edukatën (edebin).
Kështu, nëse rrethanat, kushtet dhe çdo gjë tjetër, janë të favorshme, të ulurit me drejtim nga kibla do të ishte pozicioni më i mirë i uljes.