7 ushqimet që ju pastrojnë fytyrën
Mango
Jo vetëm që është një frut i shijshëm por gjithashtu ndihmon në pamjen dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës tuaj. Mangot kanë më shumë se 80% Vitaminë A që juve ju duhet të konsumoni gjatë ditës dhe kështu ndihmon në mirëmbajtje të pamjes së mirë të lëkurës. Nivelet e larta të antioksiduesve gjithashtu ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë që do të thotë se nuk do të shohësh shenja të plakjes së hershme në moshën rinore.
Avokado
Jo vetëm që përdorën në shumë produkte për fytyrë, por lëkura dhe vet mishi i avokados është përplotë vitamin B. Niacin (b-3) është shumë i rëndësishëm që të kemi lëkurë të shëndetshëm dhe lëmushme, e gjithashtu ndihmon në pamjen e lëkurës së skuqur, të irrituar dhe ënjtur. Nëse përdor këtë ushqim, ju mund ta përdorni në salata apo edhe në freskues (me akullore), apo thjesht ta hash ashtu si është, e gjithashtu mund ta përdorësh për fërkim të fytyrës.
Manat
Vitamina C është një esencial tjetër për lëkurë të shëndetshme dhe manet përmbajnë këtë. Diku filluar nga dredhëzat (luleshtrydhet), boronicat dhe manaferrat, vitaminat e manoreve ndihmon në ndërtimin e fibrave të kolagjenit dhe ofron dukje rinore të lëkurës. Antioksiduesit gjithashtu gjenden me bollëk tek manoret dhe ndihmon kundër inflamacionit.
Gjiza
Seleni dhe vitamina E që gjenden në këtë ushqim ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë e gjithashtu edhe ofron përqendrim më të lartë të antioksiduesve. Disa raporte tjera gjithashtu pohojnë se gjiza, nëse konsumohet si pjes e një diete të shëndetshme,ndihmon në parandalimin e ca llojeve kanceri.
Patatet
Një patate e pjekur i ofron trupit sasinë e lartë të bakrit për të cilën ka nevojë trupi për të pasur një lëkurë shkëlqyese. Sasia e lartë me vitaminë C dhe zink që gjenden në patate gjithashtu ndihmojnë në krijimin e më shumë elastin në lëkurë kështu duke ofruar lëkurë që duket e shëndetshme dhe rinore.
Kosi
I pasur me proteina, kosi do ju ndihmoj të krijoni lëkurë më të shtrënguar dhe elastike të njëjtën kohë. Kosi i zakonshëm është akoma më i dobishëm pasi që përmban më shumë se dyfishin e sasisë së proteinës në krahasim me jogurtin që blejmë.
Specat
Me shumëllojshmërinë e ngjyrave që vijnë si të kuq, verdh, gjelbër dhe portokall, specat jo vetëm që ua zbukurojnë pjatën por gjithashtu edhe ndihmojnë në parandalimin e hijeve që bëhen përfund syve. Karotiden (antioksidues në këta speca) ndihmojnë në parandalimin dhe largimin e rrudhave.