Çfarë duhet patur kujdes gjatë marrjes së guslit?
1 – Duhet të lahen dhe fërkohen mirë vendet, të cilat janë të vështira dhe ku nuk mund të arrijë uji, si pjesa e brendshme e veshit, kërthiza, dhe pjesa e nënsqetullave.
2 – Kur marrim gusl, nuk duhet të flasim dhe të shqiptojmë lutje.
3 – Mundësisht, nuk duhet të qëndrojmë në drejtim të Kiblës të zhveshur dhe vendet e turpshme duhet t’i lajmë duke i mbuluar.
4 – Që flokët të lahen mirë, duhet që uji të mbërrijë deri te rrënjët e tyre.
5 – Nëse në vendin ku marrim gusl mblidhet ujë, atëherë në fund duhet t’i lajmë këmbët.
6 – Nëse lahemi në dush, atëherë është e mjaftueshme që të qëndrojmë nën ujë aq sa duhet për të larë tri herë kokën dhe shpatullat dhe të fërkohemi.
7 – Kur marrim gusl njëherazi kemi edhe abdes për t’u falur. Me këtë abdes mund të falim namaz dhe t’i bëjmë të gjitha ibadetet, të cilat kryhen kur je me abdes.
8 – Nëse paraqitet ndonjë nga rastet që prishin abdesin, atëherë prishet vetëm abdesi, gusli nuk prishet.