Veprimet e detyrueshme për marrjen e gusulit?

Farzet, veprimet e detyruara të guslit janë tri:

1. Larja e gojës

2. Larja e hundës

3. Larja e gjithë trupit pa lënë asnjë vend pa lagur. Në këtë farz duhet pasur kujdes në pastrimin e plotë të vendeve gjenitale, pastrimin e brendshëm të kërthizës, pastrimin e brendshëm të gërshetit të meshkujve dhe është i detyruar të bëjë shprishjen e tij, pa marrë parasysh se a depërton uji në rrënjën e flokëve, apo jo. Kurse, sa i përket gërshetit të femrave, nuk detyrohet të bëjë shprishjen e tyre, nëse uji depërton në rrënjën e flokëve. Kjo vërtetohet me hadithin e Pejgamberin a.s., i cili kur është pyetur: – O i dërguari i Allahut! Unë jam një grua që i shtrëngoj bistakët e flokëve, a duhet t’i shprish ata në pastrimin nga xhunubllëku?, – ka thënë: “Jo, por mjafton tri herë hedhja e ujit në kokë, pastaj derdh ujë në tërë trupin dhe pastrohesh.” (Muslimi)

Nëse flokët e gruas janë shumë të shpeshtë dhe nuk depërton uji në rrënjët e tyre, atëherë patjetër duhet prishur gërsheti. Po ashtu kryhet larja e mjekrës, edhe pse është e shpeshtë, si dhe larja e mustaqeve dhe e vetullave.

Gjithashtu duhet mënjanuar çdo pengesë që pengon depërtimin e ujit në trup, si p.sh. qiriri, yndyra, dhjami, llaqet e ndryshme etj.

Synetet dhe etika e pastrimit të plotë të trupit (guslit)

Ta bësh nijet për pastrimin e plotë të trupit (guslin), ta fillosh atë me emrin e Allahut (Besmele), ta fillosh pastrimin nga ajo pjesë e trupit që përmban papastërti, të lash vendet e turpshme, të marrësh para guslit abdes, psh. si abdesi i namazit, të derdhësh tri herë ujë mbi trup, ta fillosh hedhjen e ujit nga koka, pastaj të hedhësh ujë nga shpatulla e djathtë e më pas nga e majta, ta fërkosh mirë trupin, ta lësh larjen e këmbëve për në fund, nëse mblidhet ujë në vendin ku shkel. Këto janë synetet e guslit. Synet është pastrimi në ditën e xhuma vetëm për ata të cilët shkojnë në xhami për të falur xhumanë. Pastrimi i tillë duhet të bëhet para se të shkohet në xhami, ndërsa në ditët e Bajramit është synet pastrimi i burrave, grave dhe fëmijëve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: