Sa e donte Zotin një skllave

Ataiu (Zoti e mëshiroftë) shkruan:

“Një ditë shkova në treg. Dikush kishte dalë të shiste një skllave, për të cilën thoshte se ishte e çmendur. Unë e bleva për shtatë monedha ari dhe e çova në shtëpi. Gjatë natës, pasi kishte kaluar një pjesë e saj, ajo u ngrit, mori abdes dhe filloi të falej. Në namaz qau aq shumë, sa unë mendova se do të vdiste nga e qara e tepërt. Pasi mbaroi namazin, filloi t’i lutej Allahut duke thënë: “O Zoti im! Pasha dashurinë që Ti ke për mua…” Unë e ndërpreva duke i thënë se duhet të thoshte: “Pasha dashurinë që kam për Ty.” Por ajo u inatos nga kjo dhe më tha: “Pasha Allahun, po të mos ishte dashuria e Tij ndaj meje, nuk do të isha këtu para Tij, por në shtrat si puna jote!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: