Hallalli dhe harami në Islam

Hallalli është cdo gjë që Zoti yt e ka lejuar për ty, ndërsa harami është cdo gjë që Zoti yt e ka ndaluar. Në këndvështrimin Islam, gjërat apo veprimet të konsideruara si haram janë të dëmshme për njeriun, si fizikisht, shpirtërisht dhe moralisht. Pra edhe brenda së ndaluarës, shtrihet mëshira e Krijuesit i cili të ndalon ty ato që do të të dëmtonin.

Gjithashtu në Islam potencohet fuqishëm se rrethi i hallallit i mjafton gjithkujt, ndaj ska nevojë njeri të hedh syt nga harami, por njeriu është lënë i lirë të zgjedhë dhe sipas zgjedhjes do të gjykohen.


Mos iu afroni prostitucionit (zinasë)

S’duhet habitur se të gjitha fetë qiellore e ndalojnë dhe e luftojnë kurvërinë (zinanë), posaçërisht Islami i cili rreptësisht e ndalon dhe tërheq vërejtjen se në këtë mënyrë mund të shkaktohen rrjedha kaotike, krime të lindjes, devijime familjare, shkatërrime të lidhjeve, përhapje të sëmundjeve të pashërueshme, mbizotërime të epsheve dhe rrënime të moralit.

“Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe”. (Isra, 32).

Kur Islami ndalon diçka, së pari i ndërmerr masat parandaluese për t’i penguar të gjitha mënyrat dhe format që shpijnë në haram. Islami, pra, ndalon çdo gjë që nxitë epshet duke ndërmarrë masa parandaluese.

“Thuaju besimtarëve t’i ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është hollësisht i njohur për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve te vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë për fëmijë e për femra ose fëmijëve që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësitë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjthë te All-llahu o besirntarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (Nur, 30-31).

Homoseksualizmi është mëkat i madh

Ashtu siç ndaloi imoralitetin dhe atë që shpie në te, Islami ndaloi edhe perversitetin seksual që njihet me emrin “homoseksualizëm”. Ky akt përveç se kundërshton rendin natyror, korrupton seksualitetin e njeriut dhe konsiderohet krim kundër të drejtave të femrave.

Përhapja e kësaj dukurie në shoqëri, shkatërron jetën e tyre, i shndërron në robër kështu që ata plotësisht harrojnë moralin, traditën dhe shijen.

“(Të Mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote! E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juai i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!”. (Esh-Shura, 165-166) 


© URTESI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: