“Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”

Pas urisë vjen ngopja, pas etjes shijon ujin freskues, pas lodhjes së tepërt të kaplon gjumi, pas sëmundjes vjen shërimi, i humburi do të triumfojë dhe pëlhura e territ do të ngjitet lart e do të zhduket. “Kij shpresë tek Allahu, se ndoshta Allahu ta sjell fitoren e t’i ҫel dyert e ҫështjeve të vështira nga ana e Tij”. (Kur’an 5:52). Nata të përgëzon me një mëngjes të vërtetë duke humbur pas majave të kodrave të larta. Përgëzoje të kapluarin me goditje për zgjidhjen e nyjave të tija, e cila arrin me shpejtësinë e dritës, sa hap e mbyll sytë; tregoji shpresëhumburit për dorën përkëdhelëse që e pret dhe për butësinë e lehtë që do ta prekë.

Vërtet pas lotit ke buzëqeshjen, pas frikës ke paqen dhe sigurinë, e pas drejtimit tënd nga krijuesi të vjen qetësirni. Zjarri i tmerrshëm nuk e dogji Ibrahimin (a.s.), sepse Allahu (xh.sh.) I’a hapi dritaren e mbrojtjes e që ishte “I ftohtë dhe shpëtues”. ( Kur’an 21:69). Po ashtu, deti i tmerrshëm nuk e mbyti Musain (a.s.) sepse zëri i tij i fuqishëm dhe i sinqertë pëshpëriti: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, ai do tw më udhëzojë”. (Kur’an 26:62).

Allahu i madhëruar në ҫdo moment është i angazhuar në ҫështje të reja, fal mëkate,

largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera… ti nuk e di, Allahu pas asaj mund të japë diҫka rishtazi, dhe.. “Me të vërtetë pas vështirësisë  vjen lehtësimi.”

URTËSI.AL

 

Postime të ngashme