Vazhdo që të përkujtosh
1-Kur të shohësh ndonjë mysliman që mashtron, përkujtoje se Muhamedi (a.s) ka thënë se ai që na mashtron nuk është prej nesh.
2-Kur të shohësh ndonjë mysliman që flet me fjalë të pahijshme, përkujtoje se Muhamedi (a.s) ka thënë se besimtari nuk flet me fjalë të ulëta dhe të pista.
3-Kur të shohësh ndonjë mysliman që e keqtrajton fqinjin e tij, përkujtoje se Muhamedi (a.s) na ka porositur të sillemi mirë me fqinjët tanë.
4-Kur të shohësh ndonjë mysliman që i bën keq njerëzve dhe ha prej pasurisë së tyre padrejtësisht, përkujtoje se Muhamedi (a.s) na ka porositur se Islami e mbron njeriun dhe pasurinë e tij.
5-Kur të shohësh ndonjë mysliman që nuk e kryen të plotë punën e tij, përkujtoje se Muhamedi (a.s) na ka mësuar se Allahu dëshiron që kur robi i Tij të bëjë një punë, ta bëjë atë në formën më të mirë.