“Thuaj: Ecni nëpër tokë…”

Eja të lexojmë Kuranin Famëlartë, Fjalën e Mëshiruesit, në mes lumenjve dhe drunjve me degë e gjethe të lëshuara mbi tokë, ta lexojmë atë në mes bilbilave të vegjël, që nëpërmjet zërit të tyre të bukur falënderojnë Allahun, por ne s’ua kuptojmë gjuhën, ndaj s’jemi në gjendje të dallojmë këngën e tyre nga vaji. Eja këtu pranë ujit të pastër rrjedhës, i cili na tregon me zërin e gurgullimës së tij nga vjen dhe cilit krua i takon.

Ec pra, në tokën e gjerë të Krijuesit tënd, duke përkujtuar dhe lavdëruar Allahun (xh.sh). Do ta shohësh veten të lumtur dhe do të marrësh frymë më thellë, e do t’i ngjash një zogu cicërues e zëbukur kur fluturon krahëhapur nëpër qiell. Me të vërtetë vetmia jote në dhomën e ngushtë dhe heshtja vrasëse që të mbizotëron është mënyra më e mirë për ngushtim të kraharorit. A e di përse e gjithë kjo?!

S’është dhoma bota jote, e as ti nuk i përfshin të gjithë njerëzit. Përse pra ky dorëzim i verbër përpara pikëllimeve? A s’është koha të qëndrosh i përgatitur me sytë, veshët dhe zemrën tënde, para fjalës së Allahut (xh.sh), e të veprosh kur të dëgjosh këtë urdhër: “Dilni, le t’ju vijë e lehtë ose e rëndë.” (Teube, 41)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: