Të futesh në Parajsë

Allahu i Madhëruar e përshkruan në Kuranin e Shenjtë njeriun më të suksesshëm me fjalët: “Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim! Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari”. Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur, në një kopsht me pallate e grada të larta.” (El-Hakka, 69:19-22)

Kjo është gjendja e besimtarit në Ditën e Gjykimit, i cili do ta marrë librin e tij nga ana e djathtë dhe më pas do ta ndajë këtë lajm të mirë me të tjerët, si shenjë e gëzimit dhe lumturisë së tij. Allahu i Madhëruar thotë se ky besimtar do të jetë në Parajsë.

Allahu thotë rreth besimtarëve, “Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është ‘Paqe’. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.” (El-Ahzab, 33:44)

Es-selaam alejkum (paqja qoftë mbi ju) nuk është vetëm përshëndetje e kësaj bote, por do të jetë gjithashtu edhe përshëndetje e botës tjetër. Ndryshe nga besimtarët, për të cilët Zoti thotë, “Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar.” (Merjem, 19:85), jobesimtarët do të jenë të prangosur dhe do të çohen drejt Ferrit.

Allahu i Madhëruar thotë, “Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t’i presin (duke u thënë): ‘Kjo është dita juaj e premtuar’.” (El-Enbija, 21:103) Engjët do t’u kujtojnë besimtarëve se ata nuk duhet të shqetësohen dhe se janë të sigurt; sot është Dita kur ata do të marrin shpërblimin e madh.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: