Si ta kuptojmë ajetin “Nuk ka detyrim në fe”?

Në bazën e në shpirtin e fesë nuk ka detyrim, sepse detyrimi është në antagonizëm më shpirtin e fesë. Islami merr për parim vullnetin dhe zgjedhjen (2) dhe të gjithë qëndrimet e vetë i ngre mbi këtë parim.

Të gjitha sjelljet dhe veprimet e kryera me detyrim, kategorikisht nuk pranohen si të merituara dhe të vlefshme qoftë për nga besimi, qoftë për nga adhurimi, qoftë edhe nga qëndrimi. Fundja,një situatë e tillë nuk përputhet edhe ne parimin veprat janë sipas nijetit.

Meqë feja nuk e sheh të përshtatshëm detyrimin për çështjet e veta, nuk e sheh me pëlqim as mbështetjen në parimin e detyrimit për hyrjen e të tjerëve në Islam. Për shembull, pasi banorët jomuslimanë të paguejnë xhizjen dhe haraçin (3), feja Islame u siguron jetën atyre. Po, kaq i gjerë është horizonti i mirëkuptimit në Islam…

Feja nuk është një sistem pranimi i të cilit mund të pranohet me detyrim. Para çdo gjëje, ajo ka për parim besimin, kurse besimi është një çështje zemre dhe ndërgjegjeje. Për pasojë, njeriu mund të besojë vetëm po i erdhi nga brenda kjo kërkesë, në fe nuk ka detyrim.

Nga Hz. Ademi gjer në ditët tona, feja s’i ka imponuar padrejtësi askujt. Përsa i përket detyrimit, ai vazhdimisht ka përbërë moralin e frontit mosbesimtar e antifetar. Ata i kanë detyruar njerëzit që të dalin nga feja, kurse, në fakt, as edhe një besimtar nuk është përpjekur ta bëjë me zor musliman ndonjë mosbesimtar. (4).

Këtu mendja të nxjerrë edhe te një pyetje Tjetër. Në Kur’anin e Madhnueshëm ka shumë ajete lidhur me detyrimin (5) për kital dhe xhihad (6). Mirëpo, në një kuptim, a s’përbëjnë detyrim këta?

Jo, nuk është ashtu, sepse xhihadi kundër frontit tjetër është pikërisht për të asgjësuar detyrimin. Duke asgjësuar detyrimin, njerëzit do të hyjnë në fenë Islame në bazë të një parimi të pandryshuar, me dëshirën dhe vullnetin e vet. Ja, pra, me xhihadin që e bëri detryrim Islami, do të përgatitet baza e një kuptimi të tillë. Liria e vullnetit ka zënë vend me urdhërin e Islamit për xhihad.

Këtë çeshtje mund ta interpretojmë nga një këndvështrim tjetër kështu:

Konkluzioni i këtij ajeti u përket periudhave të caktuara. Ndoshta në këto periudha do të ketë edhe etapa lartësimi dhe përsosjeje që do të ndjekin njëra-tjetrën, por konkluzioni do të mbetet i përkohshëm vetëm në atë periudhë. Me të vërtetë, me deklaratën “Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni) e unë kam fenë time (që i përmbahem)”, në të njëjtën mënyrë, konkluzioni është i posaçëm për një periudhë të caktuar.

Kjo është periudha e shpjegimit dhe zgjidhjes së çështjeve. Çështjet do të shpjegohen me fjalë dhe në pranimin e tyre bashkëbiseduesi kategorikisht nuk do të detyrohet. Prapë, kjo periudha kur nuk duhet të merret me padrejtësitë dhe mbrapshtësitë e të tjerëve, kur nuk duhet të nxiten ata dhe kur duhet praktikuar feja në jetën e individit me mbrojtjen e rrugës së vet të drejtë. Kurse konkluzionet përkatëse të këtyre periudhave nuk përfshijnë të gjitha fragmenetet kohore, natyrisht, në këtë kuptim nuk i përfshijnë, ndryshe do të ishte gabim po të thuhej se ky konkluzion nuk do të zbatohet më kurrë. Në çdo periudhë të Islamit është jetuar në realitet një fragment kohor i tillë dhe po jetohet edhe në ditët tona.

Vetëm se ajeti përmban edhe një konkluzion tjetër që përfshin të gjitha framentet kohore, i tillë që do të vazhdojë të jetë në fuqi në çdo kohë e në çdo situatë. E ky ka të bëjë me pakicat brenda vendit Islam; këto pakica nuk do të detyrohen për t’u futur në fenë Islame. Çdo njeri do të jetë i lirë në besimin e vet.

Po t’i hidhnim një sy historisë, do të shihnim hapur që midis nesh ka pasur vazhdimisht çifutë dhe të krishterët as në shtetet e tyre nuk kanë jetuar kaq denjësisht sa ç’kanë jetuar midis nesh. Ata kanë pranuar protektoratin tonë dhe kanë paguar xhizje dhe haraç, edhe muslimanët i kanë marrë ata nën garanci dhe i kanë mbrojtur. Ndërkaq, kurrë s’i kanë detyruar të futen në fenë Islame. Gjer dje ata patën shkollat e tyre speciale dhe ruanin të gjitha veçantitë fetare përkatëse të tyre gjer te ritet dhe festat fetare. Ata që patën hyrë në mjedisët e tyre qoftë edhe në periudhën tonë më të shkëlqyer, e patën pandehur veten në Europë. Kaq e gjerë qe liria e tyre. Vetëm s’u qe dhënë mundësia dhe rasti të na mashtronin ne. Nuk ishin mbyllur sytë ndaj tentativave për të na i futur në rrugë të shtrembër djemtë dhe vajzat tona. Dhe kjo është domosdoshmëria e vetëmbrojtjes së shoqërisë sonë.

Disa lloj konkluzionesh të tilla që nuk lejojnë ndërrimin e fesë, nuk përbëjnë detyrim dhe s’duhet të quhen të tilla. Këto u përkasin atyre që kanë hyrë në fe me vullnetin e tyre të lirë, pasi, në fund të fundit, ata kanë hyrë në Islam me pranimin e këtyre konkluzioneve. Për shembull, po qe se dikush del nga feja Islame, i thuhet tradhtar dhe, po qe se brenda afatit të dhënë nuk pendohet, vritet. Ky është dënimi për opozitën sipas një akti të bërë paraprakisht dhe është i lidhur me ruajtjen e sistemit. Shteti administrohet me një sistem të caktuar. Po të merrej si parim dëshira e çdo individi, as që do të ishte e mundur të bëhej fjalë për administrim të shtetit. Është për këtë arsye që, për të mbrojtur të drejtën e të gjithë muslimanëve, Islami nuk i ka njohur të drejtë jete tradhtarit.

Veçanërisht, njerëzit që hyjnë në fenë Islame, vihen nën detyrimin për të bërë disa gjëra e për të mos bërë disa disa gjëra të tjera. Edhe kjo s’ka kurrfarë lidhjeje me detyrimin. Një njeri me moshë madhore që ka hyrë në namaz, po qe se qesh me zë, si ndëshkim, i prishet edhe namazi, edhe abdesti. Një njeriu që ka veshur ihramin, po qe se vret insektin që po i kalon sipër ose vesh rrobë të qepur, i jepen ndëshkime të ndryshme. Kurse po të qeshë një njeri jashtë namazit ose të veprojë si më sipër kur s’ka të veshur uihramin, nuk i jepet asnjë lloj ndëshkimi. Në mënyrë analoge, Islami, ashtu siç nuk detyron askënd të futet në fe, edhe nuk do ta lerë të lirë atë që bën padrejtësi me vullnetin e vet. Sigurisht që Islami do të ketë urdhërat dhe ndalimet e veta dhe do të kërkojë nga anëtarët e tij të veprojnë në përputhje me to. Konkretisht, do të urdhërojë namazin, agjërimin, zekatin dhe haxhin; do të ndalojë pijet alkolike, kumarin, marrëdhëniet seksuale joligjore dhe vjedhjen. Pastaj, atyre që i shkelin këto ndalime, do t’u japë dënime sipas fajeve, gjë që edhe kjo s’ka asnjë lloj lidhjeje me shtrëngesën dhe detyrimin.

Në fakt, kur të mendohet kjo çështje, do të kuptohet se masa të tilla detyruese në një drejtim të caktuar, janë në dobi të njeriut, sepse në kësi lloj mbështetjesh, individi dhe shoqëria do të kenë mbrojtur jetën e tyre të kësaj bote e të përjetësisë. Kurse kjo, me dëshirën për t’i futur njerëzit me zor në Parajsë, në të nëjtën kohë përbën edhe një detyrim…

 

Shënime:

  • Është fjala për ajetin (argumentin) e Kur’anit La ikrahe fiddin, Nuk ka detyrim në fe ( Bakara-256)
  • Në origjinal: irade ve ihtijar (arab.)
  • Xhizje dhe haraç: taksa për nënshtetasit jomuslimanë në shtetet muslimane
  • Në origjinal: kafir (arab.), mosbesimtar që edhe i kundrvihet besimit të Zotit, blasfemues.
  • Në origjinal: farz, shih në fund të tekstit
  • Kital dhe xhihad: forma të luftës për të ruajtur fenë.

 

Postime të ngashme