Pesha e rëndë e 100 gramëve gjalpë

Në një fshat jetonte një njeri i varfër. Të vetmet të ardhura i vinin nga gjalpi që përgatiste gruaja e tij. Një mëngjes, fshatari mori gjalpin prej një kilogrami dhe e çoi në treg për ta shitur.

Një ditë, shitësi dyshoi në peshën e gjalpit. Mori gjalpin, e vuri mbi peshore dhe pa se pesha e tij ishte vetëm 900 gram. Aq shumë u zemërua sa mezi priste ta takonte fshatarin e varfër.

Kur fshatari arriti, i tha:

– “Unë nga ti ble gjalpë duke besuar se ai peshon një kilogram, por kur e peshova ai ishte vetëm 900 gram. Njëqind gram më pak se ajo që unë paguaj.”

Fshatari i turpëruar uli kokën dhe tha:

“Zotëri i nderuar, unë në shtëpinë time nuk kam peshore, por nga ti kam blerë një kilogram sheqer, prandaj me masën e sheqerit unë mas gjalpin që shes.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: