Si hiqet shpirti prej trupit dhe si merret?

Në prag të vdekjes, çdo njeri ndjen diçka të veçantë dhe, meqë as­kush nuk ka gjetur dot mundësinë për ta shprehur atë që ka ndjerë, gjer tani nuk ka qenë e mundur të mësohet se ç’ndjehet. Megjithëkëtë, disa gjëra të përgjithshme mund të thuhen.

Ata që kanë jetuar si njerëz të mirë, ndjejnë gjëra të mira, kurse ata që kanë jetuar si njerëz të këqij, ndjejnë gjëra të kë­qija. Ai që ka jetuar si njeri i mirë, shkon duke vëzhguar gjëra të mira e të bukura dhe duke buzëqeshur. Ndërsa shpirti ndahet e shkon, kurmi që lë pas, buzëqesh. Si fëmija i cili po bëhet synet që nuk kupton gjë se i kanë futur në gojë një llokum, kur u me­rren shpirtrat profetëve dhe dëshmorëve, hapen dritaret e xhen­etit, parajsës, dhe, sipas shprehjes së Profetit, shpirtrat e tyre dalin me lehtësi siç rrjedh uji nga shtamba dhe, ndërsa shpirti u del, trupi u gëzohet dhe u buzëqesh duke soditur vendin ku do të shkojnë. Për njeriun e mirë, vdekja nuk është aspak e tillë siç kihet frikë, përkundrazi, është shumë e ëmbël dhe e shijshme, po ashtu dhe ç’vjen pas saj…

Profeti i tha kështu Xhabirit për të atin, Abdullah ibni Amr që ra dëshmor në Uhud: A e di se si e priti Allahu tët atë? Në një mënyrë që nuk përshkruhet. Në një mënyrë që as sytë s’e kanë parë, as veshët s’e kanë dëgjuar, as ndonjë njeri s’e ka kujtuar! Yt atë tha: Zoti ynë, më kthe në botë që t’ua tregoj edhe atyre që kanë mbetur pas harenë e kësaj vdekjeje të ëmbël!” Por Allahu i tha: “Tani s’ka të kthyer më pas! Atje një herë shkohet dhe mbaron. Por Unë u tregoj atyre për gjendjen tuaj!” Pastaj zbriti ky ajet:

“Mos i pandeh të vdekur ata që kanë rënë në rrugën e Alla­hut! Ata janë të gjallë dhe po shpërblehen pranë Zotit të tyre!” (Al Imran, 169)

Ky është, pa dyshim, një sihariq për të gjithë ata që bien dë­shmorë në rrugën e Allahut.

Në prag të vdekjes, secilit që i shkonte pranë, Profeti i thosh­te: “Namaz, namaz!..”. Edhe Hz. Omeri vdiq duke thënë, si ai, “Namaz, namaz!..” Në çastet e vdekjes, Halid b. Velidi rënko­n­te: “Kali im, shpata ime… sillmini t’i shoh edhe një herë!..” Hz. Osmani vritej duke kënduar Kuran, kurse Hz. Aliu, duke shkuar në xhami… Në kundërshtim me këtë, shumë vetë jepnin frymën e fundit në tavolinën e pijes, duke luajtur bixhoz, në folenë e prostitutave… Po, siç kishin jetuar, ashtu vdisnin!

Shpirtrat e faraonizuar tërhiqen si fijet e zëna nëpër ferra. Ndërsa dublantët i lënë dhe ikin, pas lënë dëshpërim dhe fytyra të thartuara. Engjëjt i marrin me shumë mundim shpirtrat e ty­re. Shpirtrat e tyre shkëputen me shumë vështirësi nga trupi, siç shkëputet pambuku i zënë në ferra!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: