Reduktimi i kripës pakëson dhimbjet e kokës

Reduktimi i përdorimit të kripës mund të çojë në pakësimin e dhimbjes së kokës në masën 30 %.

Në një studim të fundit, u zbulua se njerëzit që e pakësonin kripën në tre gramë në ditë, vuanin më pak nga dhimbjet e kokës. Tre gramë kripë janë të barasvlershme me gjysmë lugë çaj.

Sipas ekspertëve, reduktimi i kripës pakëson dhimbjet e kokës, pasi ul presionin e gjakut dhe pulsin. Madje edhe njerëz me presion normal të gjakut patën një reduktim në dhimbjet e kokës, kur përdornin më pak kripë.

Kujdes të mos e teproni me këto ushqime: Salca e makaronave, supat e konservuara, buka, djathi, salçiçet, proshuta, sallami, mishrat e tymosur, drithërat, pica, salca e sojës, perimet e marinuara, keçapi dhe majoneza.

Postime të ngashme