Raporti i Profetit (a.s) me shakanë
Profeti paqja qoftë mbi të, bisedonte shpesh me pjesëtarët e familjes. Ashtu siç fliste me secilin prej tyre vetëm, kokë më kokë, ashtu fliste edhe në grup me ta. Bisedat e zhvilluara me gratë mbështeteshin në parime thelbësore. Çdo mëngjes pasi dilte nga xhamia dhe pasi falte namazin e ikindisë, vizitonte një nga një gratë e tij dhe bisedonte për pak kohë me to. Çdo mbrëmje zhvillonte biseda me to me qëllimin e bashkimit të pjesëtarëve të familjes.
Transmetohet se në këto mbledhje, Profeti u tregonte grave histori të quajtura ‘hurafe’ dhe gjëra gazmore që i bënin të qeshnin të gjithë. I ka bërë shaka të ndryshme grave të tij. Madje në udhëtime të ndryshme, garonte me Aishen.
Sipas transmetimit të Hz. Aishes (r.a.), një ditë ajo kishte përgatitur përshesh. Afër tyre gjendej dhe Sevdeja (r.a.). Aishja (r.a.) e fton edhe atë të hajë. Kur ajo nuk pranon, Aishja i përgjigjet: “Nëse nuk e ha, do të ta përplas surratit”. Sevdeja këmbëngul në të vetën dhe Aishja merr pak nga përsheshi dhe ia lyen fytyrën. I gjendur përballë kësaj skene, Profeti qesh dhe duke i vendosur dorën Sevdes, i thotë: “Çfarë pret, lyeja dhe ti fytyrën.” Sevde ja lyen fytyrën Aishes. Profeti qeshi edhe me të.’
Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të! ka bërë shaka edhe me fjalë. Aishja (r.a.) tregon: “Një natë po kërkoja të Dërguarin e Zotit, e nxitur nga mendimi se mos kishte shkuar tek gratë e tjera, kur dora më preku flokët e tij. Profeti duke e kuptuar situatën, më thotë: ‘Ty duhet të të ketë vizituar përsëri shejtani.’
Përsëri ka një transmetim tjetër rreth një shakaje me shërbëtoren Umu Ejmen, që mund të konsiderohet pjesë e familjes së Profetit:
Një ditë, Umu Ejmen shkon tek Profeti dhe i thotë:
“Më hip diku.”
“Po të hipi tek i vogli i devesë”, i përgjigjet Profeti.
“O i Dërguari i Zotit! I vogli i devesë nuk mund të më mbajë”, i drejtohet Umu Ejmen.
“Nuk mund të të hip në ndonjë vend tjetër, përveçse te i vogli i devesë”, i thotë Profeti, duke nënkuptuar se ‘çdo deve quhet i vogli i një deveje tjetër’. Transmetuesi i hadithit na thekson se Profeti edhe në shakatë e bëra nuk është ndarë kurrë nga e vërteta.