Pse janë të rëndësishme vitaminat?

Ekspertët e ushqimit i quajnë vitaminat dhe mineralet, të çmuara. Mungesa e tyre mund të sjellë një varg sëmundjesh. Ku i gjejmë vitaminat?

Vitamina A: Tek e verdha e vezës, ajka e qumështit, gjalpi, mëlçia, vaji i peshkut, disa fruta (pjepër, zerdeli), perimet jeshile.

Vitamina B1: Mielli i grurit, thekra, misri, arrat, orizi i papërpunuar.

Vitamina B2: Mëlçia, veza, qumështi, perimet me fletë jeshile.

Vitamina B6: Mëlçia e viçit, niseshteja e misrit, bathët e thata, bananet, patatet, gruri.

Vitamina B12: Mëlçia, veshkat, qumështi, mishi, peshku, misri, majaja, soja.

Vitamina C: Specat jeshile, rrepat, spinaqi, lakra, agrumet, domatja, luleshtrydhja, patatja.

Vitamina D: Gjalpi, e verdha e vezës, mëlçia, disa peshq, vaji i peshkut, sardelet me vaj në kuti.

Vitamina E: Vaji i sojës, i misrit dhe i kikirikut, drithërat, perimet me fletë jeshile, arrat, lajthitë, bajamet.

Vitamina K: Lakra dhe lulelakra, spinaqi, soja, thekra.

Hekur: Fasulet, bizelet, thjerrëzat, patatet, angjinaret, perimet jeshile, mëlçia, etj.

Postime të ngashme