Profeti Ynë (24) – Komentet e Uaraka bin Neufelit
U çua menjëherë për të shkuar pranë mësuesit të saj të përsosur, kushëririt të saj, Uaraka bin Neufelit. Kësaj here, ajo donte të ndante me djalin e saj të xhaxhait pikërisht ndodhitë e rrugëtimit tregtar të karvanit.
Edhe Uaraka u prek së tepërmi nga fjalët që po i thuheshin. Tashmë ishte edhe ai i sigurt se po i vërtetoheshin mendimet që kishte pasur deri më tash.
Nëse këto që më tregove janë të vërteta, o Hatixhe, atëherë po ta them se nuk ka asnjë dyshim se Ai është profeti i fundit i njerëzimit! E di edhe unë, se për këta njerëz, herët a vonë do të vijë një profet. Zaten kjo është edhe koha që i ngjan më së shumti kohës në të cilën do të vijë Ai,[1] – i tha ai kushërirës së tij, e cila po digjej për të dëgjuar fjalët e urta të djalit të xhaxhait.
Komentet e Uarakës ishin tejet të vërteta, dhe për më tepër, shumë të rëndësishme për Hatixhen. Siç dukej, çdo gjë po fliste vetëm për Të. Ato që kishte dëgjuar deri më tash, betimet e Mekës dhe rrëfimet e Mejseres, ishin pikëprerja e të gjithave syresh. Ato tregonin adresën e vërtetë të Muhamedit besnik. Hatixhja ishte tashmë e bindur plotësisht. Profeti i shumëpritur ishte tashmë kaq pranë saj. Martesën e kishte nxjerrë prej kohësh nga mendja, por tashmë mendimi për të qenë bashkë me Të sikur ishte më i gjalli dhe kënaqësindjellësi.
[1]Ibni Hisham, sire, 2/10