Pijet dietike gjatë shtatzënësisë shkaktojnë mbipeshë tek bebet

Konsumimi gjatë shtatzënësisë i pijeve dietike të ëmbëlsuara artificialisht mund të shkaktojë mbipeshë dhe obezitet tek fëmijët në moshën 1-vjeçare.

Studiuesit kanadezë vëzhguan për periudhën 2009-2012 , rreth 3000 nëna të cilat lindën foshnja të shëndetshme  dhe iu kërkuan atyre të plotësonin pyetësorin për dietën e tyre ushqimore gjatë shtatzënësisë. Rreth  30% e grave kishin konsumuar pije freskuese me ëmbëlsues artificial.

Pas analizimit edhe të faktorëve të tjerë si pesha e trupit, kohëzgjatja e ushqyerje me gji, duhanpirja tek nëna dhe faktorë të tjerë, u zbulua se fëmijët e nënave që kishin konsumuar pije dietike artificialisht të ëmbëlsuara ishin dyfish më të rrezikuar për të qenë mbipeshë që në moshën 1-vjeçare.

“Këto rezultate të nxisin të bësh pyetjen nëse ëmbëlsuesit artificialë janë vërtet të padëmshëm. Nuk është koha për t’i ndaluar ato, ose për t’u thënë të gjithëve ‘mos i konsumoni’, por sigurisht që nuk ka ndonjë dëm nëse ato shmangen, përkundrazi,” tha Meghan B. Azad asistent profesore pranë Universitetit në Manitoba.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: