Përgatitja e fëmijës për të nesërmen

Një tjetër çështje që duhet  sqaruar në fund, është edhe kjo: Trajtimi i fëmijëve sipas moshës, nive­lit, dijeve dhe kulturës duke mbajtur parasysh edhe mjedisin ku rriten e zhvillohen. Njohuritë fetare që duhet t’i japim fë­mijës pesë vjeç, duhet t’i zgjedhim me atë metodë që zgje­dhim ushqimin me të cilin duhet ta ushqejmë në atë moshë. Njohuritë që do t’i japim fëmijës kur të bëhet shtatë vjeç, do të jenë tjetër gjë dhe, kur të bëhet dhjetë vjeç, tjetër gjë, e kështu me radhë.

Ndërkaq, është edhe një veçori e rëndësishme, sipas së cilës, çdo gjë që do t’ia sugjerojmë fëmijës, duhet të jetë për një peri­udhë më tej se e tashmja, sepse, sido që të jetë, ai e sheh, e dë­gjon dhe e jeton të tashmen. Nga ky këndvë­sh­trim, niveli i edu­katës që duam të arrijë ne, duhet t’i përkasë të ardhmes së tij.

Hz. Aliu (k.v.) porosit: “Mësojini fëmijët për një kohë më tej se koha juaj sepse ata i përkasin një kohe përtej kohës suaj!” Po qe se ky parim trajtohet nga këndvështrimi i dijes dhe kulturës së përgjithshme, kuptohet se mjaftimi me dijet dhe kulturën ak­tu­ale është mediokritet ose, më shqip, do të thotë se, me kohë, tjetri vjen, ju zë e ju kalon, kurse ju mbe­teni shumë pas! Trajtimi i këtij parimi nga këndvështrimi i mësimit dhe edukimit e ndih­mon edukatorin që, duke e ka­përcyer të tashmen dhe duke ma­rrë parasysh periudhat e mëpastajme, të caktojë për fëmijën një vijë në përputhje me to. Kur fëmija të jetë gjashtë vjeç, t’i jepet një edukatë që t’i vlejë për në moshën shtatë vjeç dhe, kur të bë­het shtatë vjeç, të zbatohet për të programi për moshën tetë vjeç.

Si përmbledhje, mund të thuhet kështu: Mësimi dhe edu­kimi i zbatuar mbi fëmijën gjer më pesë vjeç duhet të va­zhdohet shkallë-shkallë gjer në moshën pesëmbëdhjetë vjeç që është mo­sha mesatare e pubertetit. Po qe se ngriheni e i jepni të riut njëzetvjeçar edukimin që i përket një pesëmbë­dhjetëvjeçari, do të thotë t’ia përmbysni çdo gjë që ka për­vetësuar ai mbi fenë, be­simin dhe moralin.

Po qe se ju ngriheni për t’i dhënë ca gjëra personit që je­ni ngarkuar ta mësoni dhe edukoni, pa e kuptuar nivelin e tij sho­qëror, mendor e ideor, e largoni atë me ndjenja dhe shpirt nga ju. Po qe se sot, pavarësisht nga një sërë prak­tikash mësimore e edukative të gabuara, disa të rinj i kanë ndjenjat dhe mendimet ende të shëndosha, kjo është plo­tësisht një favor i Zotit për ta, ose ata nuk janë zhvilluar en­de mendërisht; janë njëzet e pesë vjeç, por, si të ishin dhjetë a pesëmbëdhjetëvjeçarë, ndodhen shumë pas kohës në të cilën jetojnë. Nëse njëri prej këtyre për­ballet një ditë me një konsideratë të ndryshme fetare, kombë­ta­re apo shoqërore çfarëdo që e kapërcen nivelin e tij, Zoti e ruaj­t­të, tronditja në vlerat e veta dhe dezertimi i tij bëhen të pash­mangshme!

Porosia që jep feja në lidhje me edukimin e shkallëzuar të fëmijëve është kështu: Po qe se fëmija e ka të detyruar namazin në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, mësojeni atë qysh në dhjetë vjeç. Kjo ka vlerë edhe për mësimin e fë­mijës me agjërim disa vjet para se të vijë në moshën e de­tyrimit. Të njëjtën gjë mund të mendojmë edhe për specifika të tjera.

Nëse duam që fëmija t’i kry­ejë pa diskutim dhe plotësisht detyrimet fetare në moshën kur bëhet përgjegjës, përgatitja e tij duhet të fi­llojë qysh në moshë të vogël. Gjer tani ne e kemi parë shu­më herë frytin e kësaj metode, jemi bërë dëshmitarë të kësaj shumë herë.

Në një hadith të përcjellë nga Tirmidhiu, Profeti (s.a.s.) po­ro­sit kështu:

“Mësojuani namazin fëmijëve qysh në moshën shta­tëvjeça­re.”

Po, gjer në atë moshë, fëmija ka mësuar dhe është edukuar nga ju duke u nisur nga shembulli juaj. Pas kësaj, vjen koha kur ai do të mësojë duke vënë në punë arsyen dhe logjikën e vet, domethënë është gati të marrë mësime. Ndërkaq, disa e shohin këtë moment në moshën tetëvjeçare, kurse disa të tjerë, më e shumta, në moshën dhjetëvjeçare. Në moshën kur fillon mësi­mi i fëmijës, ai duhet trajtuar seriozisht dhe respektuar për t’iu zhvilluar personaliteti.

Profeti porosit: “Ndjenja e turpit është një nga shtyllat e rën­dësishme të besimit!”  Kurse në një hadith tjetër, poro­sit: “Ai që s’ka turp, s’ka as besim!”  Atëherë, qysh në moshë të vogël duhet të përqëndrohemi mbi brezat që me­ndojmë t’i rrisim të edukuar e që ta kuptojnë se ç’është tur­pi, në mënyrë që, kur të vijnë në moshën e pjekurisë, të pa­jisen me moralin kur’anor.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: