Pasuria e Shejtanit

Një person i shastisur shkon në derën e një Shejhu për t’u ankuar prej Shejtanit. “Shejtani po më nxjerr prej rruge, po më mashtron, duke më shkatërruar botën dhe ahiretin tim.” – thotë.
Shejhu i thotë: “O djalosh, pak para teje, këtu erdhi Shejtani, dhe ai ishte mërzitur prej teje. Më tregoi për padrejtësitë që i ke bërë atij, duke u ankuar prej teje.” Thoshte se: “E gjithë kjo botë është pasuria ime, ai ja ka vënë syrin pasurisë sime dhe dëshiron të ma marrë. Për këtë shkak e sulmoj fenë e tij. Se përndryshe, ç’punë kam unë me personat që nuk më ngacmojnë dhe nuk duan të më marrin pasurinë time!”
Burimi: Mantiku’t Tajr, Feriduddin Attar.
Përshtati: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: