Një sërë këshillash…
Kujdesu për këto vepra, që të gjesh rrugën e shpëtimit. Mjerë për ty nëse i thyen zemrat e fukarenjve. Ruaji lidhjet farefisnore, fale padrejtësinë, vizitoji varrezat, foli njerëzve me fjalë të buta, foli në varësi të logjikës së tyre, zbukuroje moralin tënd, largohu nga të paditurit, plotësoji nevojat e jetimëve dhe nderoji ata, mëshiro që të mëshirohesh, ji me Allahun dhe Ai do të jetë me ty, sinqeritetin bëje shoqëruesin e fjalëve dhe veprave të tua, përpiqu që t’i udhëzosh njerëzit drejt rrugës së drejtë, qëndro i palëkundur në derën e Allahut, drejtoje zemrën drejt të Dërguarit, këshilloji vëllezërit dhe bashkoji zemrat e tyre, pajto midis njerëzve, mbushe zemrën me përkujtimin e Allahut, kërkoji ndihmë Atij, duroji sprovat e Tij, kënaqu prej Tij dhe thuaj Elhamdulilah për çdo lloj gjendje!