Nijeti është shpirti i veprës

Besimtari, me nijetin e tij, shpërhap e duhet të shpërhapë dashurinë ndaj Zotit të Madhëruar në çdo hap të namazit, duke pohuar: “Vetëm Ai është i Synuari i vërtetë, i Dashuruari i Vërtetë, i Adhuruari i Vërtetë!…”

Në çdo recitim të namazit, ai duhet t’i qëndrojë besnik këtij nijeti. Duke qenë se namazi është miraxhi i besimtarit, në namaz besimtari duhet të ketë në zotërim veshin dhe syrin e vet.

Ai vesh e sy duhet të dëgjojë vetëm ç’duhet dëgjuar, të shohë vetëm ç’duhet shikuar. Said Nursiu e shpjegon këtë në “Fjalën e Shtatëmbëdhjetë” me këtë shprehje të Mevlana Xhamit: “Vetëm Njërin të duash, vetëm Njërin të thërrasësh, vetëm Njërin të kërkosh, vetëm Njërin të shohësh, vetëm Njërin të dish, vetëm Njërin të thuash.”

Sipas kësaj, besimtari duhet të shohë Njëshin, të njohë Njëshin, të dëgjojë Njëshin, të kërkojë Njëshin, të thërrasë Njëshin, të ndiejë Njëshin, të qëndrojë i mbyllur kundrejt gjithçkaje tjetër veç Njëshit dhe të përpiqet ta arrijë këtë në të gjitha etapat e namazit.

E pasi ta arrijë, duhet të thotë: “Kjo nuk duhej arritur kështu. Duhet ta arrija duke arritur vetveten, duke mos e ndier fare veten. Duhej ta harroja nëse ekzistoj apo jo.” Dhe në këtë masë, duhet thuajse të dalë prej vetes.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: