• August 10, 2020

MREKULLITË E PROFETIT MUHAMED (PAQJA QOFTË MBI TË!)

Mrekullitë janë situata dhe gjendje të jashtëzakonshme, të cilat thyejnë ligjet shkak-pasojë përmes urdhrit të Zotit. Me syrin e jashtëm, mrekullitë janë ngjarje që duket e pamundur të ngjasin. Fjala e përdorur në arabisht është «muxhize», që ka kuptimin ta lësh dikë të pafuqishëm. Ashtu është! Mrekullitë i lënë njerëzit të shtangur e pa fjalë sepse janë të pashpjegueshme…

Mrekullitë e dhuruara profetëve përbëjnë klasin e parë të mrekullive, por Zoti mund t’ja dhurojë ato pjesërisht dhe në mënyrë private edhe dikujt tjetër. Për shembull, mrekullitë që u ndodhin njerëzve që janë pranë Allahut, evlijave dhe shenjtorëve, quhen keramete; pra, qerasje hyjnore.

Shembull i qerasjeve hyjnore mund të jenë zgjerimi i kohës në çastet e adhurimit (psh., falja e 1000 rekateve namaz brenda një nate), mësimi i dijeve fetare për një periudhë shumë të shkurtër, bereqeti i ushqimit, prehjet shpirtërore, komunikimi përmes ëndrrave, ruajtja në mënyrë të çuditshme nga mëkatet, mbijetesa në mënyrë mrekullore ndaj një aksidenti fatal, etj.

Meqenëse Zoti nuk bën punë të kota,  Ai ka fshehur urtësi të shumta në faktin që u ka dhuruar profetëve mrekulli. Disa prej tyre janë:

Vërtetimi i profetësisë së tyre: Megjithatë, dëshmitë e vërtetësisë së së Profetit (pqmT), dhe provat e profetësisë së Tij nuk përkufizohen vetëm në mrekullitë e Tij. Të gjitha veprat e punët e Tij, fjalët e Tij, qëndrimi, sjellja e Tij morale, mënyra, karakteri i Tij dhe paraqitja, të gjitha vërtetojnë seriozitetin e vërtetësinë e Tij. Shumë njerëz si Abdullah ibn Selami, dijetar i shquar i Bijve të Israilit, e besoi Profetin e Nderuar vetëm nëpërmjet shikimit dhe tha: “Asnjë gënjeshtër nuk mund të fshihet në këtë fytyrë! As mashtrimi nuk gjendet në të!”

Ngushëllimi i të Dërguarve Fisnikë: Allahu përmes tyre ua kujtonte dhe njëherë se ata ishin robërit e Tij të përzgjedhur; ndodhia e Miraxhit.

Forcimi i bindjes tek besimtarët: Mrekullitë ua rrisin ndjenjën e imanit zemrave që besojnë. Ata binden se kanë një të vërtetë të madhe përpara dhe dyshimet e hedhura nga dashakeqët mërgohen përfundimisht teksa dëshmojnë një mrekulli.

Thyerja e kryeneçësisë tek jobesimtarët: Jobesimtarët mbeten para dy rrugëve: ata mund të zgjedhin të hyjnë në besim të mbetur pa përgjigje ndaj asaj që është e qartë si drita e diellit, ose të shkojnë edhe më tej në mohimin e tyre.

Dëshmitë e profetësisë së Muhamedit (s.a.s) ndahen në dy kategori kryesore:

Ngjarjet e jashtëzakonshme që ndodhën para lindjes së Tij, gjatë lindjes, dhe përpara shpalljes së Profetësisë. Ato njihen me emërtimin irhasat:

Paralajmërimet në Ungjill dhe Teurat

Ngjarja e Elefantit

Ëndrra e Abdulmuttalib

Ndodhitë në natën e Tij të lindjes

Begatia që pushtoi familjen e mëndeshës në Benu Sad

Hapja e kraharorit

Ëndrrat besnike, reja që e ndiqte, guri që e përshëndeste, etj.

Mrekullitë e periudhës profetike.

Këto mendohet të jenë mbi njëmijë të tilla dhe ndahen në dy degë kryesore: në mrekullinë madhështore të Kuranit dhe mrekullitë e tjera.

Nuk ka dyshim se Kurani është mrekullia më e madhe e Profetit a.s. dhuruar prej Zotit të botëve!

Hz. Musa kishte ardhur me mrekullinë e shkopit të tij kunddrejt magjive të përhapura në masë tek egjiptianët. Hz. Isa kishte patur dhuratën e jetës: me lejen e Zotit shëronte lebrozët dhe të verbërit. Hz. Muhamed iu shpall Kurani që sfidon dhe shtang poetët, letrarët dhe njeriun e fjalës në të gjitha kohërat!

Mrekullitë e tjera të Profetit (s.a.s.):

Njoftimet e dhëna rreth së fshehtës:

Është Ai (Allahu) që e njeh gajbin! Ai nuk e bën askënd njohës të gajbit, me përjashtim të Rasulit, të cilit dëshiron t‘ia bëjë të ditur! (Xhin: 26-27)

Informacione në lidhje me të shkuarën: deklaratat kuranore dhe profetike në lidhje me popujt e Adit, Themudit, Sodomës dhe Gomorrës, apo fise e faraonë të caktuar, nuk janë hedhur poshtë përmes studimeve shkencore. Përkundrazi! Ka gjasa që duket se vërtetojnë thëniet e të Dërguarit (a.s.).

Paralajmërime për të ardhmen e afërt: ngjarjet e Devesë dhe Siffinit, kalifati i Ebu Bekrit dhe Omerit (r.a.), triumfi i Mekës, Sirisë, Iranit, njoftimi për vrasjen e Hz. Osmanit, bashkimin me Hz. Fatimen, paqen që do arrinte Hasani etj.

Paralajmërime për të ardhmen e largët: triumfi i Stambollit, njoftimet rreth kohës së fundit, etj.

Njoftime të tjera nga bota e së padukshmes: kthimi i selamit Hubejbit (r.a.), lajmi për vdekjen e Nexhashiut, etj.

  1. Mrekullitë në jetën e përditshme që përfshinin botën materiale, apo ngjarje të veçanta:

Ndodhia e Miraxhit

Mrekullia e ushqimit gjatë luftës së Hendekut, në shtëpinë e Xhabirit (r.a.)

Mrekullia e ujit në Hudejbije

Bindja që pemët tregonin ndaj Tij, vajtimi i trungut të palmës, gurët që bënin tesbihë, dheu i hedhur para kundërshtarëve, dëshmia e kecit të helmuar

Shërimi i të sëmurëve: plagosja e Katade ibn Numan, Hz. Ali në Hajber

Duatë për Sad bin Ebi Uakkas, Abdullah ibn Mesud, Hz. Enes, Ebu Kataden, Hz. Ali, etj.

Rënia e shiut

Ndarja e hënës në dy pjesë

 

Postime të mëparshëm

Universiteti i Al-Kajravinëve, më i vjetri në botë, i ndërtuar nga një grua

Postime të rradhës

“Nuk kam kohë”…