Mënyrat si ta zbuloni shikimin e fëmijës tuaj
Sytë janë të ndjeshëm, edhe më shumë kur bëhet fjalë për fëmijët. Te shumë fëmijë shfaqen defektet vizuale që mund të zvogëlojë aftësinë vizuale të një ose të dy syve. Defektet më të zakonshme janë: Strabismus ndryshe syri i “shtrembër”, Amblyopia ndryshe syri “dembel” si dhe Defektet e thyerjes pra vizioni jo i mprehtë që mund të jetë miopi, hyperopia ose astigmatizëm.
Për të parë në mënyrë të qartë shëndetin e syve të fëmijëve duhet kryer vizita okulistike. Syri i fëmijës është shumë i ndjeshëm deri në moshën 7 vjeç. Kjo do të thotë se, nëse ka një problem mund të bëhet një ndërhyrje në kohë për ta zgjidhur atë. Pas kësaj moshe defekti është më i vështirë për t’u trajtuar dhe mund të bëhet i pakthyeshëm.
Vizitat që mund të bëhen ?
Vizita e parë që duhet bërë është planifikuar në lindje nga praktika e sallës së lindjes, dy të tjerët rreth vitit të parë dhe para se të hyjnë në shkollën fillore. Kështu ti i kupton në shkollë problemet me shikimin. Por mund t’i zbuloni ato edhe më parë, për shembull fëmija juaj ka dhimbje koke kur është duke luajtur me tablet ose është duke parë një libër dhe nuk arrin të dallojë qartë numrat rendorë apo shkronjat. Një tjetër provë e lehtë është kinemaja 3D, nëse fëmija ka vështirësi për të parë atë, atëherë mund të ketë një defekt.