Lotët që pastrojnë enën e zemrës!

Një nga aspektet më të vështira për tu kuptuar të veprimtarisë së “inteligjencës sonë” është fakti se për shekuj me radhë u lanë mënjanë të gjitha ato vlera të cilat valëviteshin si flamuj mbi kryet tona dhe ne i respektonim si gjënë më të shtrenjtë. E këto i këmbyem, e morëm në vend të tyre një torbë të arnuar, duke zëvendësuar me të flamujt. Në një shoqëri të çoroditur ku çdo gjë e shtrembër u paraqit si e drejtë dhe çdo e drejtë si diçka e shtrembër, çdo e vërtetë u konsiderua fantazi, legjendë, mitologji dhe të gjitha vlerat që e lartësojnë një masë njerëzish të caktuar dhe e bëjnë atë të quhet shoqëri i shihnin si institucione të vjetëruara e të dala mode.

Prandaj ajo që duhet bërë, është t’i injektojmë edhe njëherë jetë këtij brezi të humbur të cilin e kanë larguar kaq shumë prej thelbit dhe botës së vet të mendimit. Kjo do ta shpjerë atë drejt lartësive më të epërme të shpirtit. Dhe ky brez duhet trajtuar me dhembshuri duke qënë se atij nuk i’u ofrua kurrë asgjë serioze. Rrugëzgjidhja e vetme do të ishte zhvillimi i një botëkuptimi shkencor të ri, i një vullneti të ri të moralit, krijimi i mundësive për një dëshmim të brendshëm të jashtëzakonshëm për t’u futur në thellësinë e gjërave, hapja e rrugëve për t’u bërë një hero i të Drejtit dhe për t’u shkrirë në hyjnoren e Krijuesit. Ata duhen çuar tek njëjësia në mendim dhe për rrjedhojë, tek ekuilibri jetësor.

Hapi i parë që duhet bërë dhe detyra parësore në këtë drejtim është rigjelbërimi, rigjallërimi. Duhet që zemrat e ngurtësuara dhe sytë e tharë prej kësaj fatkeqësie t’i ujitim me lotët, që janë pikimi pikë pikë i mëshirës hyjnore në sytë e njeriut.

Lotët janë gjaku i dëshmorit, shpirtin e të cilit e mbështjellin ndjenjat më fisnike, të cilat e bëjnë njeriun të preket prej madhështisë, frikës, respektit dhe dashurisë, që e lajnë enën e zemrës dhe i pastrojnë të gjitha dëshirat e mjerueshme që mund të gjenden aty.

Ja ku është ai, burri i shtetit më i madh në rrethin e ngushtë të të dërguarit të Allahut (s.a.s.) Omeri (r. a.) i cili tok me ashpërisnë, inatin dhe mllefin, kur gjendet pranë një njeriu me zemër të thyer, zë të qajë edhe vetë si të ishte një fëmijë, i mbërthyer nga ngashërimi. Duke i bërë të qajnë me gulçimë edhe të tjerët që gjenden përreth.

Postime të ngashme