Kush e ka për detyrim dhënien e sadekatul Filtrit ?

Për ta dhënë sadakatul-fitrin është i detyruar (e ka vaxhib) myslimani, pavarësisht nëse është i vogël ose i rritur, mashkull ose femër, i shëndoshë ose jo, përkatësisht  nëse e plotëson nisabin e kërkuar. Nisabi i nevojshëm për sadakatul-fitr është po ajo masë sikurse te zekati, ndonëse me këtë rast nuk kërkohet kalimi i një viti, gjegjësisht nuk kërkohet që personi ta ketë zotëruar një vit të plotë. Mjafton që në fund të Ramazanit të zotërojë nisabin e më shumë dhe të detyrohet me sadakatul-fitr. Shprehur edhe më saktësisht, sasia e nisabit është sasi e barabartë me 91.6 gr ar ose 700 gr argjend.

Nga sa u përmend më sipër, mund të konstatojmë se çdo besimtar duhet që sadakatul-fitrin ta japë për veten e tij si dhe për ata që i ka nën kujdestari të tij. Burri duhet ta japë sadakatul-fitrin për gruan dhe fëmijët e tij dhe të tjerët që i ka në mbikëqyrje. Prindi është i detyruar ta japë sadakatul- fitrin për fëmijët e tij, por edhe gjyshi është i detyruar ta japë sadakatul fitrin për fëmijët e djalit të tij (nipërit), por jo edhe për fëmijët e vajzës (nipërit), veçse nëse janë të varfër dhe nuk e kanë babanë. Gjithashtu detyrohet ta japë sadakatul-fitrin edhe për robin e tij, për nënën e fëmijëve të tij. Në kushtet tona, këtë detyrim e kryen kryefamiljari (i zoti i shtëpisë).

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: