Këshilla e Fudajl b. Ijadit drejtuar një të moshuari 60 vjeç
Fudajl b. Ijadi e pyeti një person:
“Sa vite ke jetuar deri tani?”
Ai iu përgjigj: “60 vite.”
Fudajli i tha: “Do të thotë që ke 60 vite që je drejtuar drejt Zotit tënd dhe tani je shumë pranë mbërritjes për tek Ai.”
Burri i moshuar tha: “Padyshim, jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”
Fudajli i tha: “A e di kuptimin e kësaj fjale?
Ti po thua që jam rob i Allahut dhe tek Ai do të kthehem, kështu çdokush që beson se është rob i Allahut dhe tek Ai do të kthehet, le të jetë i vetëdijshëm që do të qëndrojë përpara Tij, kush është i vetëdijshëm që do të qëndrojë përpara Tij, le ta dijë se do të japë llogari dhe kush e di që do të japë llogari, le të përgatisë përgjigjet për pyetjet e asaj dite.”