Ja si ndikon deti në trurin tonë

Valët e detit çlirojnë te ne hormonet e qetësimit dhe falë çlirimit të joneve negative trupi ynë është në gjendje të thithë më shumë oksigjen.

Qetësimi që vjen nga deti lidhet gjithashtu edhe me tingujt e valëve. Falë kësaj, niveli kortizol i stresit ulet shumë dhe ne arrimë të përfitojmë një qetësim mendor. Dëgjimi i tingujve të detit po ashtu zbut tingujt dhe krijon frekuenca harmonie te ne duke rregulluar intervalet.

Gjithashtu, sipërfaqja e sheshtë e detit krijon te ne ndjesinë e  sigurisë. Njerëzit ndihen më të sigurt kur janë në vende të qeta dhe jo komplekse. Në pyll njerëzit duhet të ndihen të gatshëm për t’u dalë kundër kafshëve të egra, në qytete duhet të ruhen nga makinat dhe njerëzit e tjerë, ndërsa në plazh je larg zhurmave dhe rreziqeve të tilla.

Postime të ngashme