Ja pse ndiheni të lodhur
- Shmangia e ushtrimeve fizike kur jeni të lodhur
Paradoksalisht, përftohet efekti i kundërt: këtë e bën të ditur një studim i Universitetit të Xhorxhias, i cili ka evidentuar se si një aktivitet i rregullt fizik rrit rezistencën, ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit kardiovaskular, ndërsa dërgon oksigjen në muskuj.
- Mos pirja mjaftueshëm e ujit
Dehidratimi prek nivelet tuaja energjike, sepse redukton sasinë e gjakut, ndërsa e bën atë më të trashë, duke kompromentuar pompimin e zemrës. Ndërkohë, ul shpejtësinë me të cilën oksigjeni dhe substancat ushqyese arrijnë muskujt dhe organet e tjera.
- Mungesa e hekurit
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë dobësi, irritim dhe lodhje, si dhe mund të minojë aftësinë e përqendrimit dhe të rrisë rrezikun e anemisë. Ja përse është mirë të merrni sasinë e duhur të tij, duke konsumuar ushqime të cilat e përmbajnë atë, si p.sh. mish viçi pa yndyrë, vezë, fasule, perime me gjethe jeshile, arra.
- Mos ngrënia e mëngjesit
Ushqimi jep energji dhe kur flini, organizmi konsumon atë që keni ngrënë një natë më parë, për të stimuluar pompimin e gjakut dhe qarkulluar oksigjenin. Për këto arsye, kur zgjoheni në mëngjes, është e nevojshme të rimerrni energjitë me një mëngjes të mirë, i cili i bën shumë mirë organizmit.
- Pirja e shumtë e kafeve gjatë ditës
Deri në dy filxhanë kafe në ditë janë më se të mjaftueshëm për t’u bërë ballë të gjitha impenjimeve të ditës, por një përdorim më i madh i kafeinës, mund të shkaktojë pasoja të mëdha në ciklin e gjumë-zgjimit.
6. Qëndrimi zgjuar deri vonë gjatë fundjavës
Shumë mirë nëse nuk punoni, pra mund ta shijoni faktin e argëtimit deri vonë, por bërja e pak orëve gjumë të shtunën dhe qëndrimi vonë të dielën, do t’ju merrte të gjitha energjitë për të nisur mbarë një javë të re.