Fakte interesante për lotët

Lotët janë simbol i zbrazjes emocionale, pra anës shpirtërore .Por nuk është vetëm kjo, lotët shërbejnë për të ruajtur lagështinë e kokërdhokut të syrit, përmbajnë proteina dhe substancave të tjera që ruajnë shëndetin e syve dhe për ta luftuar infeksionin.

Ekzistojnë disa lloj lotësh. Lotët themelorë janë ata lot që vazhdimisht freskojnë sytë dhe shërbejnë për të ruajtur lagështinë, të ushqyerit dhe mbrojtjen e syve. Një tjetër lloj i lotëve janë lotët e reflekseve që mbrojnë sytë nga stimulues të bezdisshëm, të tillë si: era, tymi ose qepa. Këto dy lloje kanë përbërje të ndryshme kimike. Lloji i tretë i lotëve janë lotët emocionalë. Një studim nga vitet 1980 zbuloi se këta lot përmbajnë proteina më shumë se dy llojet e tjera.

Gjithmonë lind pyetja, se pse qajnë njerëzit. Mbi këtë ka shumë teori. Në aspektin evolutiv disa shkencëtarë argumentojnë se njerëzit kanë qarë për të sinjalizuar trishtimin, por pa bërë tinguj (heshtja ishte e nevojshme për shkak të frikës nga grabitqarët).

Përderisa sjellja e njeriut ka evoluar me kalimin e kohës, lotët janë tregues i më shumë se një qëllimi. Njerëzit qanin për të sinjalizuar një problem ose të ngushëllohen nga të pranishmit.

Bebet qajnë për të tërhequr vëmendjen e prindërve, ndërsa të rriturit në shumë raste qajnë ashtu që miku apo personi më i dashur i tyre t’i ofrojë ndihmë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: