EZANI DHE IKAMETI
Ezani, i cili dëgjohet pesë herë në ditë nga minaret e xhamive, do të thotë “njoftim, lajmërim, thirrje”, Ezani nuk thirret për namazin e xhenazes, namazin e Bajrameve dhe namazin e vitrit. Personi që thërret ezanin quhet myezin.
Para fillimit të praktikimit të ezanit, kur Pejgamberi a.s. nisi të banonte në Medinë, grumbullimi i besimtarëve për në namaz bëhej duke thirrur “es’salah, es’salah” (namazi, namazi), ose “es-salatu xhami’a” (tubohuni për në namaz). Me ndërtimin e Xhamisë së Profetit a.s. në Medinë, nisën bisedimet për mënyrën e thirrjes së myslimanëve për në namaz.
Si përfundim, megjithëse para se ezani të pranohej si thirrje për namaz, Pejgamberit a.s. i qenë ofruar edhe mundësi të tjera deri dhe me fryrje të borive, por që nuk u pranuan, duke qenë se disa sahabe kishin parë në ëndërr ezanin, u vendos për një grishje (thirrje) të tillë. Meqë njerëzit do të thirreshin për namaz, atëherë kjo thirrje duhet të bëhej me disa fjalë që shembëllejnë shpirtin dhe esencën e namazit, ndaj kështu u bë.
Ezani, të cilin e ka pranuar Pejgamberi a.s. dhe është kënduar për herë të parë nga Bilal Habeshiu r.a., dhe që vazhdon të këndohet edhe në ditët tona.
Ezani i sabahut ndryshon nga ezanet e katër kohëve të tjera. Pas pjesës “Hajje alel felah”, këndohet dy herë:
Nëse ezani është thirrur para kohës së namazit, atëherë duhet të përsëritet..
Ikameti
Kur meshkujt do të falin namazin individualisht ose kur namazi do të falet me xhemat (popull), atëherë menjëherë para faljes së namazeve farz këndohet edhe ikameti. Ikameti është si ezani. I vetmi ndryshim është se pas pjesës “hajje alel’felah”, këndohet “kad kametis’salah” (po fillon namazi).