El-Mu’min!

Besimtari është përherë njeri i sigurt, që u fal besim njerëzve që ka përreth; kurse hipokriti dhe njeriu i zhytur në mëkate është një hileqar që e shtyn gjithë jetën me lojëra të ulëta. Emrin dhe cilësitë e tij i merr prej emrit el-Mu’min, njërit prej 99 emrave të bukur të Allahut (xh.xh.).Përsa i përket Atij (xh.sh.), emri “Mu’min” bart domethënien e atij që krijon sigurinë dhe besueshmërinë, që bën të mundur mjedisin e sigurt dhe besueshmërinë në gjithësi dhe që i bën njerëzit që të falin siguri dhe besim përreth tyre. Ndërsa si emërtim dhe cilësim që u jepet njerëzve, mu’min do të thotë “njeri që u beson atyre gjërave që duhen besuar, që e lidh zemrën e tij veç me Atë dhe me gjërat që e lidhin me Atë dhe, njëkohësisht, që frymon veç siguri dhe besueshmëri në tokë, duke u kthyer në një njeri të cilit duan t’i besojnë të gjithë.

Besimtari nuk i njeh lojërat e ulëta, nuk e di ç’është manipulimi, ç’është hilej, nuk e gjen zgjidhjen te lojërat. Besimtari është streha ku strehohen gjithë njerëzit që kërkojnë siguri. Ata që mendojnë se “ku të strehohem unë?” duhet të kenë mundësinë që të thonë: “Po u mbështeta te besimtari do ta ndiej veten të sigurt dhe do të kem besim tek ai!..”

Në Kuranin Fisnik thuhet: “Allahu u ka blerë besimtarëve veten dhe pasurinë e tyre për t’u dhënë në këmbim Xhenetin.”( Teube, 9/111.) Fjala “blej” është përdorur në kuptime të ndryshme në vende të ndryshme në Kuran. Disa zgjedhin dhe priren kah “devijimi”, “shthurja” dhe “hiletë”; duke u bërë klientët e tyre njëfarësoj. Ndërsa për disa të tjerë, Allahu (xh.sh.) u ofron atyre Xhenetin në këmbim, duke u blerë atyre shpirtrat dhe pasurinë që zotërojnë. Shkronja “b-a” në këtë ajet fisnik bart kuptimin e këmbimit.

Dhe, menjëherë në krye të sures së madhe të Bakarasë, Allahu (xh.sh.) u drejtohet bijve të Izraelit me fjalët: “O bijtë e Izraelit! Kujtoni pak mirësitë që Unë jua kam falur. Çojeni deri në fund fjalën e dhënë, që edhe unë ta mbaj premtimin Tim. Dhe frikësomuni vetëm Mua (me vetëdije se jeni robërit e Mi dhe gjendeni nën kontrollin e fuqisë Sime).”( Bakara, 2/40.)

Edhe këtu bëhet fjalë për një këmbim, për një përgjigje nga ana e Allahut. “Ju mbani fjalën e dhënë, që edhe Unë t’ju përgjigjem juve; ta mbaj edhe Unë fjalën që ju kam dhënë!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: